Britney Spears feston fitoren ligjore me disa foto ku shfaqet tërësisht e zhveshur

Bota e Yjeve

Britney Spears feston fitoren ligjore me disa foto ku shfaqet tërësisht e zhveshur

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 10:50
Britney Spears

Britney Spears ndihet më e lumtur se kurrë pasi më në fund arriti të lirohej nga pushteti i babait të saj që ka pasur ndër vite. Gjykata vendosi të mërkurën në favor të këngëtares duke i hequr Jamie Spears rolin e kujdestarit ligjor.

Ikona e muzikës pop në llogarinë e saj në Instagram të enjten për të ndarë një seri fotografish teksa festonte fitoren kundrejt të atit gjatë pushimeve në Paqësor.

39-vjeçarja, e cila është arratisur bashkë me të fejuarin e saj postoi dhe disa foto nudo.

Kujtojmë që Jamie, i cili ka pasur një marrëdhënie të komplikuar me vajzën e tij, protestoi ashpër kundër largimit të tij nga kujdestaria, e cila kishte qenë në fuqi për 13 vjet.

Megjithatë, gjykata vendosi që përfshirja e tij nuk ishte më në interesin më të mirë të yllit të muzikës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat