Rita Ora vishet me kreacion të Vladrin Sahitit

Bota e Yjeve

Rita Ora vishet me kreacion të Vladrin Sahitit

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 06:13
Rita Ora

Në mesin e emrave të njohur në botë që ka veshur me kreacionet e tij, tashmë në këtë listë Valdrin Sahiti ka vendosur edhe Rita Orën.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore është veshur me fustan të kreatorit, dhe këtë e ka treguar vet ajo në një postim në Instagram.

30-vjeçarja postoi një video ku shihet e veshur me një fustan të zi elegant, me prerje tek gjoksi dhe beli në të cilin kishte detaje me gurë, ndërsa një tjetër prerje të gjatë kishte edhe tek këmbët.

Në mbishkrimin e video, Rita ka etiketuar Valdrinin duke i bashkangjitur edhe një emoji zemre të zezë.

Kujtojmë që së fundi, Valdrin Sahiti ka veshur me një nga kreacionet e tij të fundit edhe këngëtaren tjetër me famë, Beyonce.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Beyonce u paraqit në një fustan të zi elegant i punuar nga dizajneri shqiptar gjatë premierës së filmi të Jay-Z, “The Harder They Fall” në Festivalin e Filmit në Londër

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat