Ronela Hajati përplot stil nga New York-u

Bota e Yjeve

Ronela Hajati përplot stil nga New York-u

Më: 18 tetor 2021 Në ora: 11:58
Ronela Hajati

Ronela Hajati është prej këngëtarëve më të suksesshme shqiptare dhe mbetet aktive me projekte dhe mbrëmje të shumta muzikore.

Por, së fundi këngëtarja nga Shqipëria ka udhëtuar drejt New York-ut, ku edhe po shijon pushimet.

Nga atje Ronela u ka qëndruar fansave afër me postime të ndryshme, duke treguar se po argëtohet pafund.

Këngëtarja nuk ka lënë anash as imazhet e shumta, në të cilat u shfaq plotë stil dhe sharm, ashtu sic ndodhi në postimin e radhës.

E veshur e tëra në të zeza, Ronela theksoj format trupore, ndërsa shihet me grim të lehtë në fytyrë dhe flokët bionde i la të lira mbi supe.

Ndërsa, në disa postime tjera, Ronela tregoi se mori pjesë në koncertin e yllit latino-amerikan, Ricki Martin për të cilin tha se ishte një nga netët më të mira që ka përjetuar ndonjëherë.

Ndryshe, pak javë më parë Ronela publikojë këngën “Leje” në bashkëpunim me këngëtarin e ri. Klement.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat