Juristja seksi flet për lidhjen 8-vjeçare të dashurisë dhe fotot hot në “Only Fans”

Bota e Yjeve

Juristja seksi flet për lidhjen 8-vjeçare të dashurisë dhe fotot hot në “Only Fans”

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 12:36
Redona Koçi

Redona Koçi njihet si “juristja seksi” për shkak të formave të saj bombastike trupore dhe fotove të nxehta që poston në rrjetet sociale.

Por zeshkanes nuk i pëlqen që ta përcaktojnë me termin ‘juriste’. Gjatë një interviste, është shprehur se ka mbaruar shkollën për juriste por nuk e ushtron si profesion.

Përsa i përket fotove provokuese që publikon në rrjetet sociale ajo shprehet se i pëlqen të ekspozohet dhe tabutë i ka thyer para 10 vitesh, duke e cilësuar veten si “evropiane në mendime”.

Image

Fjala ‘juriste’ nuk më pëlqen që përmendet. Unë kam mbaruar një shkollë por se ushtroj profesionin. Unë i kam thyer që para 10 vitesh tabut. Sepse që e vogël ndiqja këngëtare si Beyonce, që i kisha idhull, përveç talentit ekspozohej në mënyrë fine, me klas. Më pëlqente dhe e bëra, ishte dëshira ime të pozoj para aparatit fotografik. Për të tjerët ishte e vështirë, për mua jo sepse unë s’kam tabu për veten time, jam shumë evropiane në mendime, open mind”, u shpreh ajo në “ABC-ja e mëngjesit.

Redona Koçi theksoi se të ardhurat e saj ia sigurojnë familjarët që jetojnë jashtë vendit, ndërsa shtoi se fitimet nga puna e saj janë plus.

Image

Unë nuk është se kam nisur të mbahen nga Instagrami. Unë kam një familje që jetojnë shumica jashtë vendit dhe se kam të domosdoshme të mbahem nga Instagram, puna ime është plus, fitimet e mia janë plus”, tha ajo.

A të tundojnë çunat me lekë?”, e pyeti moderatori.

Atë që kam, e kam me lekë. Kështu që s’ka pse të më tundojnë të tjerët (qesh). Dhuratat më të shtrenjta, janë një makinë, unazë diamanti. S’bëjmë dot, duke thënë ‘jo s’i kam qejf dhuratat, jo s’i pranoj’. Unë vdes për gjëra të shtrenjta, të tregohemi realist. Kur janë mundësitë, pse jo. I dashuri është shqiptar dhe kemi 8 vite bashkë, për momentin jeton jashtë. Është serioze përderisa kemi bashkë kaq kohë dhe po ashtu ndjejmë. Por atë ia lëmë kohës nëse duam ta çojmë deri në kurorëzim apo të vazhdojmë kështu siç jemi. Unë jam aventuriere, nuk më pëlqen ti marr gjërat seriozisht, deri në një pikë kur e ndjej ta bëj. Do gënjeja nëse s’do thosha që nuk është xheloz, por duke qenë se më do, më mirëkupton dhe e pranon punën time, përderisa vazhdoj ta bëj si punë dhe jemi bashkë”, tregoi Redona Koçi.

Image

Juristja seksi është ndër të paktat shqiptare që ka llogari në Only Fans. Ajo u shpreh se është frymëzuar nga mikja e saj, Enca dhe e ka parë si një burim për të ardhura.

Redona Koçi tregoi se llogaria e saj nuk përmban pornografi dhe as foto nudo.

Ka llogari në Only Fans dhe shoqja ime Enca. Pashë që kishte hapur ajo si fillim, thashë pse mos ta bëj. Ishte një mënyrë fitimi, shumë e mirë nga ana ekonomike. Ato foto që mund të postoja në Inastagram, i postoj atje me pagesë. Pse t’i shikojnë free, kur mund ta bëjnë me pagesë. S’ka pornografi, foto që kam postuar në Instagram, të pranueshme, por s’dua ti postoj pa pagesë. Jam e zhveshur deri në një farë pike, jo nudo”, tregoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat