Brooklyn Beckham dhe e fejuara e tij pozojnë lakuriq para pasqyrës, çifti mbulon pjesët intime me…

Bota e Yjeve

Brooklyn Beckham dhe e fejuara e tij pozojnë lakuriq para pasqyrës, çifti mbulon pjesët intime me…

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 12:30
Brooklyn Beckham dhe e fejuara e tij

Djali i Victoria dhe David Beckham, Brooklyn, publikon shpesh në rrjete sociale imazhe dhe video me të fejuarën e tij, Nicola Peltz. Së fundmi, dyshja vendosi të realizojë disa “selfie” para pasyrës së tualetit.

26-vjeçarja u shfaq totalisht e zhveshur, ndërkohë që 22-vjeçari mbante vetëm një peshqir në pjesën e poshtme. Modelja fshihet pas partnerit të saj për të mbuluar pjesët intime. Në një tjetër fotografi, Nicola shihet me një peshqir në kokë, ndërkohë që gjoksin e mbulon me duar.

Gruaja e jetës sime”, shkroi Brooklyn krahas fotove, ndërsa Nicole ia ktheu “Të dua me të vërtet!”.

Para pak muajsh, Nicola krijoi dy varëse me dhëmbët e tyre të pjekurisë, të cilat ishin të bëra prej ari.

Image

“I bëra dhëmbët e pjekurisë varëse. Brooklyn Beckham, ti je shoku im më i mirë”, shkroi Nicola krahas fotos.

Brooklyn publikoi vetë një Instastory, pasi mori varësen, duke e cilësuar atë si “dhuratën më të mirë”.

Image

Dhurata më e mirë nga shoqja ime më e mirë dhe nga e fejuara ime më e mirë, Të dua si i çmendur. Je gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë. Të dua!”, vazhdoi më tej djali i Victoria dhe David Beckham.

Image

Dyshja e famshme kanë pothuajse një vit që janë fejuar dhe kanë planifikuar të zhvillojnë dy ceremoni martesore.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat