Në postimin e fundit të Rita Orës gjithë vëmendjen e mori komenti në shqip i nënës së saj

Bota e Yjeve

Në postimin e fundit të Rita Orës gjithë vëmendjen e mori komenti në shqip i nënës së saj

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 10:31
Rita Ora

Rita Ora është shumë aktive në rrjetet sociale ku ndan me ndjekësit e saj momente nga jeta e përditshme.

Edhe së fundmi, 30-vjeçarja postoi disa foto me një veshje të “Miu miu”, që përfshinte tuta sportive me ngjyrë të zeza, çorape të bardha të kombinuara me taka të larta me detaje diamanti, çantë dhe bluzë të tejdukshme po ashtu me detaje nga gurë diamanti.

Këngëtarja e njohur kompletoi dukjen me grim të lehtë dhe flokë të valëzuara, teksa u shfaq në formë të mirë dhe me shumë stil.

Sigurisht komentet pozitive nga ndjekësit e saj kanë qenë të shumta. Por, ai që rrëmbeu vëmendjen e të gjithve ishte komenti i nënës dë saj, Verës. Kjo e fundit i komenton shpesh të bijës në gjuhën shqipe, duke shkrirë gazit ndjekësit shqiptar ne humorin e saj. Por, këtë herë ka zgjedhur të jetë e ëmbël.

“O qika mirë e shpisë mirë, të dua!”- ka shkruar ajo. As këtë herë komenti i saj nuk u ka shpëtuar ndjekësve që kanë reaguar duke e pëlqyer ose replikuar.

Image
Rita Ora
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat