Rita Ora shkëlqen në amfAR

Bota e Yjeve

Rita Ora shkëlqen në amfAR

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 13:57
Rita Ora

Rita Ora ka shkëlqyer në perfomancën e saj të radhës në gala mbrëmjen e eventit amfAR.

Këngëtarja shqiptare u pa e veshur me një fustan elegantë dhe të zi me një dekolte të hapur teksa performoi si e ftuar speciale në Dallas të Teksasit të shtunën mbrëma.

Këngëtarja, 30-vjeçare ishte në qendër të vëmendjen kur mbërriti në “TWO x TWO” në ngjarjen e organizuar për fondacionin në kërkime të AIDS, shkruan DailyMail.

Image

Veshja e yllit të popit, Rita, ishte e mbështjellë në bel me disa detaje prej fijeve, të varura përpara. Pjesa e sipërme e saj përputhej me pantallonat prej sateni.

Artistja mbante një çantë të zezë dhe me buzët të lyera me të kuqe të ndezur për t’i shtuar më shumë ngjyrë pamjes së saj mahnitëse. Flokët e saj të gjatë bionde i ranë mbi supe teksa ajo pozoi tërë shkëlqim në këtë event.

Rita u ngjit në skenë duke vënë në dukje se sa e lumtur ishte që u kthye në skenë pas kufizimeve të pandemisë.

Image

Ish-gjyqtarja e X Factor këndoi hitin e saj të vitit 2017 “Anywhere” duke bërë publikun që ngrihej në këmbë për të kërcyer.

“Faleminderit amfAR Dallas ishit të mrekullueshëm si gjithmonë”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e imazheve që ndau me fansat.

Ndërkohë, Rita këtë javë postoi një foto të rrallë familjare t’i uruar ditëlindjen motrës së saj më të madhe, Elenës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat