Xhensila Myrtezaj thekson linjat trupore në një veshje sportive

Bota e Yjeve

Xhensila Myrtezaj thekson linjat trupore në një veshje sportive

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 23:22
Xhensila Myrtezaj

Këngëtarja nga Shqipëria, Xhensila Myrtezaj, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo shpesh ndan me fansat imazhe e video të ndryshme nga përditshmëria, duke qenë se është mëse e angazhuar edhe me koncerte jashtë vendit.

E njëjta së fundmi ndodhet në Zvicër, derisa ka performuar në një nga klubet e njohura atje.

28-vjeçarja ka publikuar disa fotografi nga evenimenti gjersa tregoi dukjen provokuese në veshje sportive.

Nëna e një vajze ndërkaq ka theksuar linjat trupore në një veshje të markës së famshme, “Adidas”.

“Çika çika”, ka qenë përshkrimi i këtyre imazheve që mblodhën mijëra klikime për një periudhë të shkurtër.

Xhensila përgjatë këtij viti ka bërë një ndryshim drastik në pamje meqenëse ka arritur një fizik të bujshëm falë përkushtimit ndaj palestrës.

Ajo po vazhdon të jetë tejet aktive edhe me prurje të reja muzikore. 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat