Don Xhoni do të bëhet baba për herë të parë?

Bota e Yjeve

Don Xhoni do të bëhet baba për herë të parë?

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 13:02
Ariana Li-Rey, Don Xhoni

Para disa kohësh në media qarkulloi me shpejtësi një video, në të cilën një modele ftonte në Rusi Don Xhonin. Modelja e quajtur Ariana Li-Rey, publikoi në Instagram një video në të cilën shfaqej duke dëgjuar këngën “Make a pose” të Don Xhonit e këtë të fundit e thërriste më përkëdheli “zemër”.

“Po të presim në Rusi zemër”, shkroi Ariana.

Ajo që mori më herët vëmendjen e të gjithëve ishte një status i modeles në gjuhën angleze ku flet për opinionin e saj në publik dhe në fund të shkrimit ka shkruar:

“Nga Ariana Isufi”, duke i vënë emrit të saj mbiemrin e Don Xhonit, emri i vërtetë i të cilit është Xhonatan Isufi.

Madje ajo veshi fustanin e bardhë të nusërisë dhe komenti i Don Xhon ishte i pari.

Mirëpo nuk mbetet me kaq pasi modelja ka postuar një foto të sajën në Instagram, krahas së cilës e ka quajtur veten “mama”.

Ndërkohë ajo që ka në syrin e të gjithëve, ishte komenti që Don Xhoni i bëri duke i thënë “nëna më e mirë”. Ky dedikim nuk mund të kalonte në heshtje pa komentin e modeles, e cila i ka shkruar:

Kjo ka nxitur dyshimet e të gjithë fansat se mos vallë reperi po bëhet baba për herë të parë.

Por nuk dihet nëse kjo është thjesht një lojë për të tërhequr vëmendjen apo këto detaje na nxjerrin drejt një të vërtetë të marrëdhënies së tyre. Mbetet për t’u parë si qëndron ky raport në realitet.

Image
Ariana Li-Rey
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat