Rita Ora duket sensacionale në tapetin e kuq të “ELLE Style Awards” në Spanjë

Bota e Yjeve

Rita Ora duket sensacionale në tapetin e kuq të “ELLE Style Awards” në Spanjë

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 12:51
Rita Ora

Shumë yje dukeshin elegantë në tapetin e kuq të ELLE Style Awards në Sevilje, Spanjë këtë të enjte.

Prezente në këtë mbrëmje ishte edhe artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora.

Ylli i muzikës pop dukej tejet tërheqëse në një fustan të zi plot shkëlqim, shkruan DailyMail.

Ajo shfaqi këndvështrime të shumta të pamjes së saj, teksa rrotullohej para kamerave.

Image

Pjesa e hapur te dekolteja e bënte shqiptaren të dukej edhe më tërheqëse në këtë paraqitje.

Këngëtarja e lindur në Prishtinë, e cila mori emrin e lindjes nga frymëzimi që familjarët morën nga Rita Hayworth, balancoi me mjeshtëri drejtpeshimin e saj në një palë taka të zeza në tapetin e kuq.

Image

Për aksesorë, ajo vendosi në qafën e saj një gjerdan vezullues me një gur blu, i cili së bashku me buzëkuqin e saj të kuq, i dhanë pak më shumë ngjyra pamjes së saj.

Image

Rita, e cila i modeloi flokët e saj në stilin topuz, lejoi që kamerat të kapnin pjesën e pasme të veshjes së saj, duke përfshirë rrjetën e saj të pastër.

Këngëtarja shqiptare shquhet për paraqitjet e saj ekstravagante dhe tërheqëse në evente të tilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat