Teuta Selimi tregon se pse la Zvicrën për Kosovën: Profesioni im e kërkoi që të isha më shumë këtu

Bota e Yjeve

Teuta Selimi tregon se pse la Zvicrën për Kosovën: Profesioni im e kërkoi që të isha më shumë këtu

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 00:47
Teuta Selimi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Teuta Selimi, kaqenë e ftuar së fundmi në një nga kronikat e emisionit “Prive”.

Ajo ka rrëfyer pesë nga datat më të rëndësishme në jetën e saj, që përfshijnë kryesisht momente të rëndësishme në jetën dhe karrierën e saj.

Ndër të tjerash, këngëtarja e hitit “Çka po dojm” ka theksuar korrikun e këtij viti si një prej periudhave më të veçanta të jetës.

Image

Kjo pasi sivjet ajo dhe bashkëshorti i saj, Patrioti, vendosën që të lënë përfundimisht Zvicrën dhe të kthehen në Kosovë për të jetuar.

Teuta thotë se arsyet për t’u kthyer ishin të shumta, duke nisur nga mungesa e familjes, shoqërisë por edhe kërkesat që profesioni i saj ka.

Image

Si shtet nuk mund të thuash një fjalë të keqe për Zvicrën, mirë na kanë pritur, mirë kemi kaluar – është për një mend një shtet ideal për të jetuar. Por mua kjo më ka munguar kjo që the më herët: spontaniteti, shoqëria, familja. Pastaj edhe profesioni im e ka kërkuar më shumë që të jem unë këtu. Të them të drejtën edhe kam qenë e lodhur duke u endur”, ka thënë Selimi.

Image

Familja e Teutës dhe Patriotit është ndër të rrallat që jep shembullin e mirë të rikthimit në atdhe, edhe pas një jetese të gjatë në një shtet me kushte më të përshtatshme për jetesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat