“Hall me qenë shok, hall me qenë armik i Fifit”/ Pas disa ditësh të distancuar nga njëri-tjetri, Iliri flet me këngëtaren: Nuk e dija që ti ishe…

Bota e Yjeve

“Hall me qenë shok, hall me qenë armik i Fifit”/ Pas disa ditësh të distancuar nga njëri-tjetri, Iliri flet me këngëtaren: Nuk e dija që ti ishe…

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 16:55
Fifi

Iliri dhe Fifi patën një debat mbrëmë në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Këngëtarja është distancuar prej pak kohësh nga balerini, me të cilin nuk komunikon shumë.

Një ndër arsyet është fakti se në shtëpi po krijoheshin dy grupe: ai i Donaldit dhe ai i Ilirit. Fifi tha në atë kohë se ajo nuk i përket asnjërit prej këtyre grupeve dhe se do të luajë vetëm.

Pas spektaklit të natës së djeshme, Iliri dhe Fifi kanë diskutuar për raportin mes tyre në oborr. Balerini i tha Fifit se nuk ishte e nevojshme që ajo të distancohej nëse nuk donte të ishte pjesë e banorëve me të cilët ai pëlqen më shumë të qëndrojë aty brenda. Por nga ana tjetër, Fifi tha se i duhej kohë që të shikonte lojën e saj dhe se nuk e kishte personalisht me Ilirin.

Pjesë nga biseda:

Iliri: Unë kam parë reagimin tënd, zgjedhjen tënde përsa i përket Arditit që e kishe shok. Thash ‘qyqa none, ça boni vaki këtu?!’. Hall me qen shok, hall me qen armik i Fifit në thonjëza.

Fifi: Doja Granitin mrena, pse s’më kuptoni?

Iliri: Nuk të kuptoj o Fif, se është njëlloj si t’ja bëj unë Sabianit.

Fifi: Nuk është njejtë.

Iliri: Është e njëjtë.

Fifi: Jo, nuk është e njëjtë. Sikur ti që e ke njoft Sabianin mrena, edhe unë e kam njoft Sabianin mrena dhe e du atë mrena.

Iliri: Këtu e dhjetë vjet e gjashtë vjet, janë formu grupe dhe është natyrale që të krijohet shoqnia. Shoqnia ime këtu brenda ka nis nga 0 me të gjithë ju. Unë dhe Kledi jemi personat e vetëm këtu brenda që nuk njifnim asnji nga ju këtu. Nuk e dinim kush ishit ju. Nuk e dija që ti ishe një super këngëtare. Për ndonjë tjetër mund të kem pasur dijeni çfarë zanati bën, por jo se e kam njoft. Prandaj nuk të kam ngacmum këto ditë, se ke nevojë të përcaktosh disa gjona.

Fifi: Nuk kam nevojë me përcaktu gjë hiç.

Iliri: Ke.

Fifi: Që në krah të kujt jam?

Iliri: Jo, jo. Ti ke dasht me pa ça do bëja unë dhe ça bëri Iliri që e ke lënë në distancë këto javë?

Fifi: Je tu u kap me fjalë. Unë të thash që kam dasht me u distancu sepse më ka ngel hatri. 1, 2, 3, 4 sene dhe ti kallxova senet.

Iliri: Po mirë, po mu s’duhet të më ngeli hatri kur një dikush që i kam nejt afër, e kam këshillu, me orë të tëra…

Fifi: Mjerët ata që e kanë harru?

Iliri: Ajo është shprehje, nuk është për ty. Në qoftë se ti e ndjen që më ke braktis mu atëherë shprehja të përket.

Fifi: S’të kam braktis, prapë kam ardh të kam pyt ‘a hongre, a pive?’.

Iliri: Atëherë shprehja nuk të përket ty, nëse nuk e ndjen brenda këtë gjë.

Fifi: E thua ti shoku jem.

Iliri: Po unë nuk jam shoku jot se më ke distancuar gjithë këtë kohë.

Fifi: Ç’lidhje ka? Çdo here në jetë ndodh që ti me u mërzit me dikon edhe ti e shmang pak për me kqyr çfarë munet me ndodh.

Iliri: Po ti si e percepton shoqërinë? Duke i ndejt në distancë shokut, apo duke… A të ka ngel hatri për gardhin? Pse nuk erdhe? Unë do të ta shpjegoja siç ta shpjegova tani. Është shumë e thjeshtë Fif.

Fifi: Mendova që do ma shpjegoje ndryshe punën e gardhit.

Iliri: Jo, është thjesht te ndjesia.

Fifi: Edhe unë s’ndihesha gati me ardh me diskutu.

Iliri: Po ça doje të shihje nga unë?

Fifi: Veten doja me pa.

Iliri: Po ti sapo më the doja të të shikoja ty.

Fifi: Ti s’po më lë me fol.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat