Rita Ora me të tjera imazhe mahnitëse nga evenimenti MTV EMAs 2021

Bota e Yjeve

Rita Ora me të tjera imazhe mahnitëse nga evenimenti MTV EMAs 2021

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 23:50
Rita Ora

MTV EMAs 2021 është zhvilluar sonte ( e diel) në Papp Laszlo Budapest Sportarena në Hungari.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve mblodhi disa prej yjeve më të famshëm në botë, përfshirë Rita Orën, Maluman, Cardi B, Justin Bieber, etj.

Ylli nga Kosova sivjet ka qenë e shoqëruar me partnerin e saj, regjisorin e njohur nga Zelanda e Re, Taika Waititi.

Image

Krijuesja e hitit “Let You Love Me” ka publikuar disa fotografi të reja nga tapeti i kuq, duke përmbledhur disa nga momentet më të mira të mbrëmjes.

“Faleminderit që më ftuat MTV Ema dhe për pritjen e ngrohtë Budapest. Urime Maluma”, ka shkruar ajo derisa duket se ka ndarë çmimin e yllit kolumbian.

Rita edhe këtë herë u sigurua që të jetë në qendër të vëmendjes me kostumin interesant.

Image

Pjesë e këtij evenimenti ka qenë edhe artistja tjetër shqiptare, Dua Lipa, e nominuar për çmimin ‘Artistja më e mirë pop’.

Sidoqoftë, lista e plotë e kësaj ngjarje madhështore nuk është kompletuar akoma edhe pse janë zbuluar disa prej emrave fitues.

Përpos Duas, shqiptarë të tjerë në MTV Europe Music Aëards kanë qenë edhe: Loredana Zefi dhe Gjon Muharremaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat