Pas më shumë se një muaji në “Big Brother VIP”, Donaldi surprizohet nga vëllai i tij binjak, ja si reagoi aktori

Bota e Yjeve

Pas më shumë se një muaji në “Big Brother VIP”, Donaldi surprizohet nga vëllai i tij binjak, ja si reagoi aktori

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 14:07
Donaldi

Pas më shumë se një muaji në shtëpinë “Big Brother VIP”, Donaldi është surprizuar sot nga vëllai i tij binjak, Romeo Veshaj.

Aktori kishte menduar që me anën e një parashute, mbi të cilën ishte shkruajtur emri i Donaldit, ti jepte zemër të vëllait për të vazhduar këtë rrugëtim. Kur këngëtari doli në oborr dhe pa parashutën, i tha banorëve të tjerë se kishte parandjerë që do t’i ndodhte diçka e bukur.

“Sot para dy orësh e kam ndjerë që do më ndodhte diçka. Mua zoti më do shumë. Kam një vëlla të mrekullueshëm. Më mungon shumë.”,- tha i përlotur Donaldi.

Pas kësaj surprize, ka reaguar edhe moderatorja Bora Zemani. Ajo ka ripostuar momentin kur Romeo ka ngritur parashutën me emrin e Donaldit dhe ka etiketuar vëllain binjak të tij, si dhe Marion, që është vëllai tjetër i tyre.

Deri më tani aktori nuk kishte marrë asnjë surprizë nga të afërmit e tij. Edhe takimi me Bora Zemanin ishte diçka e papritur, sepse moderatorja kishte hyrë në shtëpinë e “Big Brother VIP” për të mbështetur shoqen e saj të ngushtë, Semi Jaupajn.

Donaldi dhe Bora shkëmbyen një puthje në buzë për herë të parë para të gjithë shqiptarëve dhe vendosën që do të diskutojnë edhe njëherë për marëdhënien e tyre, pasi aktori të dalë jashtë këtij reality show.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat