Bebe Rexha ekspozon linjat trupore në New York

Bota e Yjeve

Bebe Rexha ekspozon linjat trupore në New York

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 11:03
Bebe Rexha

Bebe Rexha sigurisht u dha njerëzve diçka për të parë ndërsa po dilte në New York të enjten mbrëma për të performuar në hapjen e ekspozitës së festave të fundvitit të dyqanit “Bloomingdale”.

Këngëtarja e hitit “Break My Heart Myself”, 32 vjeçe, tërhoqi vëmendjen me një fustan të gjelbër me një print grafik të një trupi femëror të zhveshur.

Rexha u largua nga hoteli i saj me veshjen elegante, të cilin e kombinoi me një pallto lëkure të mbështjellë mbi supet e saj, shkruan DailyMail.

Fustani artistik paraqiste imazhe të mëdha të pikave të ujit gjatë gjithë printimit.

Këngëtarja me prejardhje shqiptare i shtoi më shumë shkëlqim dukjes me një palë këpucë të zeza dhe duke vendosur syze dielli të zeza në sytë e saj.

Image

Flokët e saj bionde ishin rregulluar në formën e valëzuara ndërsa binin mbi supet e saj. Artistja e lindur në New York mbante balluke në modelin e saj të ri të flokëve.

Ajo ishte magjepsëse nga koka deri te këmbët, teksa kishte realizuar një manikyr të veçantë dhe një makijazh që nxirrte në pah edhe bukurinë e saj natyrale.

Pamja e saj u stilua nga Sam Woolf, stilisti i preferuar i Bebe Rexhës, i cili ishte gjithashtu përgjegjës për dukjen e saj për Halloween muajin e kaluar.

Ylli me prejardhje nga Dibra e Madhe e Maqedonisë së Veriut, ishte e ftuara speciale për të performuar në ceremoninë vjetore të dyqanit, për të zbuluar dekorimet e tij të festave për edicionin e sivjetmë.

Image

Spektakli me muzikë live nga artistja, u bë i disponueshëm për publikun e gjerë si pjesë e fushatës së markës luksoze “Give Happy holiday”.

Më herët gjatë ditës muzikantja e nominuar për çmimet “Grammy” u lajmërua në Instagram për të ndarë një fotografi me 10.7 milionë ndjekësit e saj.

Bebe dukej e mahnitshme në një imazh ëndërrimtar të shkrepur nga fotografi Brian Ziff.

Artistja me origjinë shqiptare kishte shkruar në mbishkrimin e fotografisë: “E gjeta këtë në listën time të fotografive”.

Image

Javën e kaluar, artistja mori pjesë në dasmën e shoqes së saj, aktores dhe modeles Paris Hilton në Bel-Air.

Rexha shfaqi elegancën e saj në një fustan të kaltër të dizajnuar nga Rami Kadi, teksa mbërriti në dasmën e mbushur me yje të enjten në mbrëmje.

Ajo pati rastin që në këtë dasmë të takohet nga afër dhe të qëndrojë edhe me super yllin, Kim Kardashian. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat