Xhensila Myrtezaj sjell imazhe të ëmbla në përqafim të vajzës

Bota e Yjeve

Xhensila Myrtezaj sjell imazhe të ëmbla në përqafim të vajzës

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 14:21
Xhensila Myrtezaj

Xhensila Myrtezaj është prej këngëtareve më të dashura dhe më të pëlqyera shqiptare.

Këngëtarja e mirënjohur krahas një karrierë të suksesshme, është mjaft e përkushtuar edhe ndaj familjes së saj e sidomos vajzës, Ajka.

28-vjecarja është nënë e një vajze nga martesa me aktorin, Bes Kallaku, e të cilës ia kushton gjithë kohën e lirë, ashtu siç ka vepruar sot (e diele).

Image

Xhensila postoi disa imazhe të bukura në llogarinë e saj në InstaStory, teksa mban në përqafim të bijën.

Në veshje sportive dhe pa grim, këngëtarja dukej mahnitës dhe plot shkëlqim në pozat e realizuara në natyrë.

Image

Ndërkohë, kujtojmë që dje (20 nëntor) festoi ditëlindjen bashkëshorti i saj, Besi, të cilit ia kushtoi disa dedikime dashurie përmes rrjeteve sociale.

“Më i shtrenjti edhe 100 vite të tjera bashkë. Edhe vitet e mija t’i dhuroj vetëm ti të jetosh, e të bësh sa më shumë njerëz të lumtur. I miri ynë, zemër arti ynë. Drita syve teë mi, pa ty jam e verbër”, ka shkruar Xhensila në urimin e saj për Besin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat