Madonna tejkalon limitet, në moshën 63-vjeçare realizon fotosesion provokues në shtratin e saj ndërsa përballet me komente negative

Bota e Yjeve

Madonna tejkalon limitet, në moshën 63-vjeçare realizon fotosesion provokues në shtratin e saj ndërsa përballet me komente negative

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 09:10
Madonna

Madonna ka ripostuar versionet e edituara të disa fotografive eksplicite në llogarinë e saj në Instagram këtë javë, pasi ato u hoqën për shkelje të udhëzimeve të komunitetit.

Në një titull të gjatë, interpretuesja e shumë hiteve, 63 vjeçe, i cilësoi politikat strikte të platformës së rrjeteve sociale për lakuriqësinë si ‘seksiste’ dhe e krahasoi stigmën e palëkundur sociale rreth gjirit të femrës me atë të ‘gënjeshtrave’ të treguara për trajtimin ‘paqësor’ të pelegrinëve ndaj vendasve.

“Unë po ripostoj fotografi të hequra nga Instagram pa paralajmërim apo njoftim…. Arsyeja që ata i dhanë menaxhmentit tim që nuk trajton llogarinë time ishte se një pjesë e vogël e thithit tim ishte ekspozuar”, filloi ajo, shkruan DailyMail.

“Është ende befasuese për mua që ne jetojmë në një kulturë që lejon të tregohet çdo centimetër i trupit të një gruaje, përveç një thithi. Sikur kjo të jetë e vetmja pjesë e anatomisë së një gruaje që mund të seksualizohet. Thitha që ushqen bebin”, shkroi këngëtarja e famshme.

“A nuk mund të përjetohet një thithka mashkullore si erotike??!! Po të pasmet e femrave pse nuk censurohen askund”, pyeti ajo.

“Duke falënderuar që kam arritur të ruaj mendjen time të shëndoshë gjatë katër dekadave të censurës…… seksizmi……ageizmi dhe mizogjinia. Përshtatur në mënyrë të përkryer me gënjeshtrat që ne jemi rritur të besojmë për pelegrinët që thyenin bukën në mënyrë paqësore me indianët amerikanë vendas kur ata zbarkuan në Plymouth Rock! Zoti e bekoftë Amerikën”, përfundoi kantautorja përpara se të shtonte hashtag-un “#artistsareheretoturbthepeace”.

Udhëzimet zyrtare të komunitetit të Instagramit thonë në mënyrë eksplicite se lakuriqësia nuk lejohet në platformë dhe se thimthat e femrës përfshihet nën atë ombrellë.

Ekzistojnë përjashtime nga rregulli si ‘fotot në kontekstin e ushqyerjes me gji, momentet e lindjes dhe pas lindjes, situatat e lidhura me shëndetin (për shembull, post-mastektomia, ndërgjegjësimi për kancerin e gjirit ose operacioni i konfirmimit gjinor) ose një akt proteste’.

Lakuriqësia e treguar në piktura dhe skulptura është gjithashtu e lejuar.

Kur Madonna publikoi fotografitë e pa-edituara në Instagram të mërkurën në mbrëmje, ajo shkaktoi valë tronditëse në rrjetet sociale, madje arriti deri në alarmimin e fansave të saj të devotshëm.

Në serinë e imazheve të bëra në një shtrat, nëna e gjashtë fëmijëve kishte veshur të brendshme ndërsa pozicionohej në një sërë fotografish komprometuese, duke përfshirë imazhe që tregonin gjoksin e saj të zhveshur dhe fundin e saj me dizajn rrjete.

Fansat e saj të befasuar vërshuan me shpejtësi seksionin e komenteve, me një shumicë të tronditur nga shkrepjet ‘pornografike’, ndërsa të tjerët e lavdëruan yllin për postimin e saj të guximshëm, i cili vjen pas polemikave të mëtejshme në Instagram.

Image

Madonna u pa duke treguar gjoksin e saj me një palë sytjena të prera në trup për të treguar më së miri dekoltenë e saj të bollshme. Ajo e ekspozoi këmishën e saj, ndërsa u gjunjëzua para shtratit e veshur me tanga përpara dhe në qendër dhe më vonë u përkul për të treguar edhe më shumë nga trupi i saj.

Në një imazh tjetër, interpretuesja e hitit “Like A Virgin” shfaqet krejt e zhveshur në pjesën e sipërme të saj, ndërsa përdor jorganin për të mbuluar pjesërisht dekoltenë, por ende duke zbuluar pjesën më të madhe të gjoksit të saj të zhveshur.

Një fluks komentesh vërshoi shpejt, me përdoruesit që shkruanin: “Kjo po bëhet disi e turpshme tani. Fëmijët tuaj duhet të jenë shumë krenarë për ju. Ndaloni së shfaquri të pasmet tuaj”.

“Tani është thjesht pa klas dhe nuk ka të bëjë me moshën tënde…Pse Madonna?… Pse zemër pse!!!???! Ti je me i mire se kaq”, shkroi një tjetër komentues i revoltuar.

“Në vend që të bëni këto fotografi qesharake, bëni muzikë cilësore siç bënit dikur… Duhet ta ketë humbur dinjitetin e saj nën krevat. Po fundoset…”, ishte një tjetër koment nga një fans.

Por nuk ishin të gjitha vetëm reagime negative, pasi pati edhe fansa të tjerë që duartrokitën Madonën për fotografitë e saj të guximshme.

Disa fansa treguan vlerësimin e tyre duke lënë emoji me flakë, zemër dhe kurorë në seksionin e komenteve për atë që njihet si ‘Mbretëresha e Pop-it’.

Image
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat