I dashuri i Rita Orës, Taika Waititi fotografohet në aeroport duke pritur dy vajzat e tij nga martesa e parë

Bota e Yjeve

I dashuri i Rita Orës, Taika Waititi fotografohet në aeroport duke pritur dy vajzat e tij nga martesa e parë

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 00:50
Taikia Waititi dhe Rita Ora

Taikia Waititi shijoi një natë në Sydney me të dashurën e tij shqiptare, këngëtaren Rita Ora, të enjten, pasi u kthye së fundmi në Australi.

Dhe të premten, ai u pa në Aeroportin Ndërkombëtar të Sydneyt duke marrë dy vajzat e tij – Matewa Kiritapu, gjashtë vjeçe, dhe Te Hinekāhu, nëntë vjeçe.

Babai i dashur, 46 vjeç, u ribashkua me vajzat e tij të vogla në portën e mbërritjeve dhe i priti me një përqafim të madh.

Image
Foto nga pritja e vajzave të tij

Ai u dhuroi vajzave të tij, të cilat fluturuan nga Zelanda e Re, dy tullumbace ku shkruhej “Mirë se vini në Australi”, dhe kishin mbi to të vizatuara një koala dhe një kangur.

Ato dukeshin të entuziazmuar që ishin kthyer te babai i tyre dhe i folën me padurim për fluturimin e tyre përtej Tasmanit.

Pasi morën valixhet e tyre, treshja u largua nga aeroporti për në një veturë në pritje.

Image
Taikia Waititi dhe Rita Ora

Regjisori i “Thor” mori valixhet e vajzave të tij ndërsa ata kalonin rrugën së bashku, duke u nisur për në shtëpinë e tij në Sydney.

Taika ka dy vajza me ish-gruan e tij, regjisoren Chelsea Winstanley.

Lajmi për ndarjen e ish-çiftit doli vetëm vitin e kaluar dhe në atë kohë ata besohej se ishin ndarë në heshtje dy vjet më parë, pas gjashtë vitesh martesë.

Vitin e kaluar Taika punonte në Australi për filmin “Thor: Love and Thunder”, përpara se të nisej në fillim të këtij viti për të punuar në projekte të tjera në ShBA.

Image
Taikia Waititi

Taika ishte në Australi vitin e kaluar për të xhiruar “Thor: Love and Thunder”, i cili përfundoi xhirimet e tij në qershor.

Gjatë kohës së qëndrimit të tij në Down Under në fillim të vitit 2021, nisën thashethemet se ai filloi të takohej me yllin shqiptaro-britanik të muzikës pop, Rita Orën.

Këngëtarja e hitit “Anywhere”, 31 vjeçe, ishte në Australi në atë kohë pasi ishte angazhuar si anëtare e jurisë në spektaklin e talenteve “The Voice Australia” të Channel Seven.

Ata u panë së bashku jashtë dhe rreth qytetit të Sydneyt, si dhe në Instagramin e saj, por vetëm në muajin gusht, në premierën e filmit “The Suicide Squad” në Los Angeles, çifti bënë debutimin e tyre zyrtar në tapetin e kuq.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat