Kejvina Kthella paraqitje atraktive, thekson linjat në fustan të shkurtër

Bota e Yjeve

Kejvina Kthella paraqitje atraktive, thekson linjat në fustan të shkurtër

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 14:53
Kejvina Kthella

Kejvina Kthella ka provokuar sërish me linjat joshëse të trupit.

Modelja shqiptare që numëron më shumë se 700 mijë ndjekës në Instagram, postoi disa imazhe që nuk kaluan pa marrë vëmendje.

Biondina theksoi format tërheqëse e veshur me një fustan të shkurtër me ngjyrë të gjelbër, të cilin e kombinoi me një palë çizme të gjata me shkëlqim.

26-vjeçarja dukej mahnitëse dhe më në formë se asnjëherë më parë në fotot që u pasuan me shumë komente nga ana e fansave të saj.

Ndërkohë, modelja kohëve të fundi ka qenë e angazhuar me fotosesion të ndryshme, teksa koa kohë që nuk e shohim në një projekt televiziv.

Në anën tjetër, Kejvina po e mban larg syrit të mediave edhe jetën personale, duke mos zbuluar nëse aktualisht po shijon ndonjë romancë apo është beqare. 

Image
Kejvina Kthella
Image
Kejvina Kthella
Image
Kejvina Kthella

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat