Bebe Rexha vë në pah të pasmet joshëse në veshjen e ngushtë

Bota e Yjeve

Bebe Rexha vë në pah të pasmet joshëse në veshjen e ngushtë

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 17:13
Bebe Rexha

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha krahas projekteve të suksesshme, ajo është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale.

32-vjeçarja njihet edhe për imazhet joshëse që sjell në rrjetet sociale, e që çdo herë marrin vëmendje.

Edhe së fundmi, artistja e famshme postoi disa fotografi, në të cilat fokusi kryesor ishte tek linjat e saj atraktive, teksa ajo dukej në formë të shkëlqyer.

Image
Bebe Rexha

Në një veshje sportive të ngushtë, Bebe vuri në pah të pasmet joshëse dhe format mahnitëse të trupit, teksa shihet me grim të lehtë në fytyrë dhe vathë ari.

“Postimi i këtyre ndjehet i paligjshëm”, ka shkruar Bebe në mbishkrimin e fotove joshëse.

Image
Bebe Rexha

Ndërkohë, Bebe së fundmi festoi një sukses të radhës, sipas statistikave të Spotify është dëgjuar 953.1 milionë herë nga 90.5 milionë njerëz, në 178 vende të ndryshme të botës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat