Kylie Jenner ka fjetur me Drake? Solli në jetë fëmijën e tij, trajnerja personale e basketbollistit akuza të rënda

Bota e Yjeve

Kylie Jenner ka fjetur me Drake? Solli në jetë fëmijën e tij, trajnerja personale e basketbollistit akuza të rënda

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 12:28
Kylie Jenner

Gruaja, me të cilën Tristan Thompson tradhtoi partneren Khloe Kardashian dhe solli në jetë fëmijën e tij të tretë, ka hedhur akuza të forta ndaj basketbollistit dhe anëtarëve të familjes Kardashian.

Maralee Nichols në disa postime në InstaStory ka pohuar se Drake dhe Kylie Jenner kanë kryer marrëdhënie seksuale rreth një vit më parë, por “Tristan Thompson nuk ishte aq burrë për t’ia treguar Travis Scott”.

Ti e di që Drake ka fjetur me Kylie vitin e kaluar, por nuk ishe aq burrë sa t’i tregoje Travis”, shkroi ajo.

Image
Postimi në rrjetin social Instagram

Maralee Nichols, e cila raportohet se ka sjellë në jetë djalin e basketbollistit, iu drejtua Tristan duke thënë: “Ti më the se kishe planifikuar të ndaheshe nga Khloe sepse marrëdhënia juaj nuk po funksiononte, se do të largoheshe nga NBA. Nuk do hesht më, nuk më intereson nëse Kardashians më kërcënojnë me padi për shpifje. Janë kaq shumë gjëra të errëta, të paskrupullta që publiku nuk i di, por do t’i dijë. Së shpejti. Vetëm qëndroni të sintonizuar”.

Gjithashtu publikoi edhe disa mesazhe që Tristan i dërgoi në Instagram, ku shkruhet: “A mund të ndalosh të lutem? Duhet të flasim si të rritur privatisht. Mos përmend emra të njerëzve të tjerë.”

Image
Kylie Jenner dhe familja e saj

Akuzat vijnë pasi Maralee, e cila ishte trajnerja personale e Tristanit, lindi djalin e tyre në fillim të kësaj jave.

Ajo e akuzoi atë se i ofroi asaj 75.000 dollarë për të abortuar fëmijën e tij.

Maralee postoi një foto të të porsalindurit në Instagram-in e saj dhe shkroi: “Së pari erdhi dashuria, pastaj erdhe ti ❤️ Angelou Kash Thompson”.

Kjo nuk është hera e parë që ka zëra për lidhjen e Kylie dhe Drake. Në nëntor 2019, u raportua se dyshja, të cilët njihen prej vitesh, kishin “ndjenja të ndërsjella për njëri-tjetrin” dhe kishte thashetheme për një romancë mes tyre pasi u panë së bashku ne festën e 33-vjetorit të Drake.

Image
Kylie Jenner

Megjithatë, u raportua se Kylie nuk ishte e interesuar për një romancë serioze me Drake, i cili më parë kishte bashkëpunuar me partnerin e saj Travis Scott.

Kylie dhe Travis janë çift që nga viti 2017. Ata u lidhën pak kohë pasi milionerja u nda nga ish i dashuri Tyga.

Çifti mirëpriti vajzën e tyre Stormi Ëebster në 1 shkurt 2018, ndërsa tani janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat