Modelja gjermane s’ftohet në dasmën e shoqes, dukej shumë bukur me fustanin e shqiptares

Bota e Yjeve

Modelja gjermane s’ftohet në dasmën e shoqes, dukej shumë bukur me fustanin e shqiptares

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 15:27
Modelja e quajtur Alena nga Heidelbergu i Gjermanisë

Një modele gjermane ka thënë se ftesa e saj për dasmën e një shoqeje të ngushtë, është anuluar sepse nusja mendonte se 'dukej shumë mirë' në fustanin që do ta vishte në dasmë.

Modelja e quajtur Alena nga Heidelbergu i Gjermanisë shpjegoi se ndërsa një nga shoqet e saj të ngushta po përgatitej të martohej, ishte vetë nusja që i zgjodhi një fustan që ajo do të vishte në dasmën e saj, por që më vonë nuk i pëlqeu ideja sepse ajo dukej shumë mirë me të.

Fustani i hapur dukshëm te pjesa e gjoksit dhe këmbët, ishte i dizajnuar nga dizenjatorja e Kosovës, Albina Dyla.

Image
Modelja e quajtur Alena

Alena vendosi ta ndajë historinë në TikTok dhe ajo u bë shpejt virale, duke fituar më shumë se pesë milionë shikime dhe duke ndezur një stuhi përgjigjesh.

“Shoqja ime e ngushtë e anuloi ftesën time në dasmën e saj, sepse mendonte se dukesha tepër bukur në fustanin që ajo zgjodhi për mua”, ka shkruar Alena.

Image
Postimi i saj

Më pas ajo postoi disa foto të saj duke tundur ansamblin mahnitës deri në këmbë, i cili është i mbuluar nga koka te këmbët me temina.

Në pjesën e komenteve, modelja tha se 'nuk mund ta kuptonte' pse shoqja e saj kishte problem me pamjen e saj, veçanërisht pasi ajo e kishte zgjedhur vetë veshjen. Ajo tha gjithashtu se dita e dasnës duhet të jetë për “vlerësimin e njerëzve” dhe jo për mënyrën se si dukeshin.

Videoja e saj shkaktoi shpejt bujë në internet e po ashtu edhe veprimet e shoqes së saj të paidentifikuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat