Vallëzimi nën ritmet e një melodie shqiptare – sfida më e re që ka obsesionuar mijëra përdorues të TikTokut në mbarë botën

Bota e Yjeve

Vallëzimi nën ritmet e një melodie shqiptare – sfida më e re që ka obsesionuar mijëra përdorues të TikTokut në mbarë botën

Më: 12 janar 2022 Në ora: 14:49
Pamje nga videot

Tashmë rrjeti social TikTok është padyshim aplikacioni më i preferuar nga shumë të rinj anë e kënd globit.

Videot dhe sfidat që paraqiten në këtë rrjet social bëhen kryesisht virale dhe marrin vëmendjen e miliona njerëzve.

Një sfidë e re e nisur nga dy motra së fundmi në TikTok, ka marrë vëmendjen posaçërisht të shqiptarëve

@miantwins Had to hit it again @markellwashington1 ♬ original sound - Sxsryion21 ❧

Bëhet fjalë për motrat shqipare nga Mali i zi, Aisha dhe Azra Mian, të cilat kanë një llogari të përbashkët në rrjetin social TikTok, të quajtur Mian Twins.

Javë më parë, ato kanë publikuar një video të përbashkët, ku mund të shihet teksa kërcejnë në stilin shqiptar, nën ritmet e një kënge e cila ka tinguj të zhanrit popullor shqiptar.

@miantwins

🇦🇱🇦🇱🇦🇱

♬ original sound - Sxsryion21 ❧

Ndonëse kënga është e shkurtër dhe e realizuar vetëm për TikTok-un, ka mjaftuar që kjo të zgjojë interesin e mijëra përdoruesve për të realizuar video nën ritmet e një kënge të tillë.

Një video duke kërcyer në këtë stil e ka publikuar edhe vet ylli ndërkombëtar me prejardhje shqiptare, Rita Ora.

@ritaora I had to...my faves I follow @miantwins inspired me 🇦🇱 all the way baby! #fyp #foryoupage ♬ original sound - Sxsryion21 ❧

Ndërkohë, edhe një nga yjet më të mëdhenj të rrjetit social TikTok, Noah Beck, i cili ka mbi 32 milionë ndjekës në këtë rrjet social, shfaqet në një video të publikuar nga miku i tij Markell Washington, duke vallëzuar me atë ritëm.

Ata mbajnë shamia të kuqe në duar, duke improvizuar kështu paksa një pjesë të vallëzimit tradicional shqiptar.

@markellwashington1 Thank you @miantwins for showing me and @noahbeck ♬ original sound - Sxsryion21 ❧

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat