“Njëra kushton më shumë se tjetra”- Heidi Klum kontratë sigurimi 2 milionë dollarëshe për këmbët e saj

Bota e Yjeve

“Njëra kushton më shumë se tjetra”- Heidi Klum kontratë sigurimi 2 milionë dollarëshe për këmbët e saj

Më: 17 janar 2022 Në ora: 16:48
Heidi Klum

Modelja Heidi Klum ka zbuluar se ka nënshkruar një kontratë sigurimi për këmbët e saj, por njëra prej tyre kushton më shumë se tjetra.

48-vjeçarja gjermane zbuloi në Ellen se një klient siguroi këmbët e saj për 2 milionë dollarë.

Por njëra kënbë është më e shtrenjta se tjetra, ka treguar supermodelja, duke shtuar se “janë të çuditshme gjërat që bëjnë disa njerëz”.

Ajo zbuloi se është përfshirë në një incident kohë më parë dhe njëra nga kënbët e saj u dëmtua, ndaj kanë çmime të ndryshme.

“Kur isha e re, rashë në një xham dhe kam një shenjë të madhe”, u shpreh Heidi Klum. “Natyrisht, që nuk duhet se e kam nxirë aq shumë me spray.”

Nëna e katër fëmijëve, vajzës Leni, 17 vjeçe, (me partnerin Flavio Briatore) dhe Lou, 12-vjeçe, edhe djemve Henry, 16 dhe Johan, 15 (me ish-burrin Seal), foli edhe për familjen e saj dhe martesën me Tom Kaulitz.

Ajo tregoi se 32-vjeçari ka një sjellje të mahnitshme me fëmijët e saj.

“Jam e sigurt se nuk është e lehtë të futesh në një familje të tillë, ku janë katër fëmijë dhe adoleshentë,” u shpreh supermodelja teksa fliste për martesën me kitaristin e Tokio Hotel. “Ishte më e lehtë kur ishin të vegjël, sigurisht. Çdo moshë vjen me sfidat e veta.”

Image
Heidi Klum
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat