Kourtney Kardashian shfaq format trupore e veshur në të zeza

Bota e Yjeve

Kourtney Kardashian shfaq format trupore e veshur në të zeza

Më: 17 janar 2022 Në ora: 21:03
Kourntey Kardashian

Asetet e Kourntey Kardashian u shfaqën plotësisht teksa ylli u vesh me një fustan të ngushtë.

Personazhi i realitetit televiziv, 42 vjeç, postoi disa foto nga një sesion fotografik së fundmi, ku kishte veshur një kombinim elegant dhe të zi.

Veshja përfshinte një fustan të zi dhe një palë çizme lëkure të zeza ku pozonte teksa qëndronte përballë një sërë muresh.

Ajo e kompletoi pamjen e saj me një ‘choker’ të hollë të zi dhe një palë syze dielli të zeza të mëdha që i mbulonin sytë.

Flokët e saj të zeza të errëta ishin ndarë në mes dhe u lidhën fort pas kokës.

Ajo pozoi përballë një pasqyre që tregonte trupin e saj nga beli deri në majë të kokës. Buzët e saj të fryra dukeshin paksa të hapura ndërsa ajo shikonte mbrapa drejt kamerës.

Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” ka shkruar, “film nga e premtja” e ndjekur nga një emoji filmi.

Postimi i Kardashian erdhi vetëm një ditë pasi ylli u shfaq në festën e ditëlindjes së mbesës së saj Chicago.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat