Kim Kardashian nuk ndalet, vazhdon të marrë vëmendjen me pozat provokuese në plazh

Bota e Yjeve

Kim Kardashian nuk ndalet, vazhdon të marrë vëmendjen me pozat provokuese në plazh

Më: 26 janar 2022 Në ora: 07:28
Kim Kardashian

Kim Kardashian bëri bujë të madhe, teksa xhiroi reklamën e re për linjën e saj të rrobave të banjës, “Skims”.

Kim dukej mbresëlënëse, duke treguar para kamerave trupin e saj për t’u pasur të zili, gjatë xhirimeve të saj në plazh javën e kaluar, shkruan DailyMail.

41-vjeçarja, tërhoqi vëmendjen teksa merrte një sërë pozash seksi në rërë.

Kim-it iu bashkuan shoqet e saj Natalie Halcro dhe Olivia Pierson, por vëmendja ishte ende tek ajo, e cila vinte në pah linjat e theksurara të trupit me bikinit e saj ngjyrë argjendi.

Pavarësisht nëse ajo ishte me bikini tradicionale me fije apo rroba banje më të frymëzuara, Kim dukej fenomenale.

Bukuroshja dukej në fotografi perfekte me një palë nuanca reflektuese të mbështetura mbi sytë e saj dhe flokët e saj të gjatë e të zinj që i binin deri në bel.

Ylli dukej se po shërbente edhe si modele edhe si fotografe teksa shkrepte fotografi me miqtë e saj, me veshjet e tyre zbuluese.

Ajo gjithashtu realizoi një sërë pozash me miqtë e saj pranë një palme.

41-vjeçarja bëri me duar dy shenja paqeje teksa u ul në tokë me mikeshat e saj në krah.

Kim me sa duket konfirmoi se po zgjeronte linjën e rrobave të saj të markës së suksesshme “Skims”, me produktet e reja për stinën e verës.

Kur Kim themeloi markën e saj tregtare “Skims” në vitin 2019, aplikimi i saj përfshinte rroba banje, mbulesa plazhi dhe kapele noti, thuhet sipas tabloidit Page Six.

Ajo do të ishte në shoqëri të mirë pasi motrat e saj Khloe Kardashian dhe Kylie Jenner kanë lansuar tashmë linjat e rrobave të banjës për markat e tyre përkatëse.

Përveç “Skims”, Kim operon gjithashtu edhe në gamën e kozmetikës “KKW Beauty” dhe markën e parfumeve “KKW Fragrances”.

Kim mbylli përkohësisht markën e saj “KKW Beauty” vitin e kaluar për një rikthim të plotë dhe ende nuk ka datë kthimi të caktuar.

Ajo themeloi një markë tregtare për “SKKN” në mars të vitit 2021, e cila mund të jetë pjesë e ndryshimit të “KKW”, thuhet sipas Page Six.

Kim – e cila ka katër fëmijë: North, tetë vjeçe, Saint, gjashtë vjeç, Chicago, katër vjeçe dhe Psalm, dy vjeç, me ish-burrin Kanye West – tani po përgatitet për të xhiruar serialin e ri të familjes së saj për “Hulu”.

Ajo gjithashtu ka nisur një lidhje me komedianin Pete Davidson që nga fundi i vitit të kaluar, madje e kanë çuar romancën e tyre në Bahamas së fundmi, ku kanë kaluar pushimet së bashku.

Image
Kim Kardashian
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat