Xhensila Myrtezaj poza provokuese para pasqyrës, shfaqet tërë shkëlqim dhe elegancë

Bota e Yjeve

Xhensila Myrtezaj poza provokuese para pasqyrës, shfaqet tërë shkëlqim dhe elegancë

Më: 30 janar 2022 Në ora: 09:53
Xhensila Myrtezaj

Është një prej këngëtareve më të dashura dhe më suksesshme shqiptare.

Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur nga Shqipëria, Xhensila Myrtezaj e cila edhe së fundmi ka ardhur me pozat të reja joshëse.

Teksa pozonte para pasqyrës, këngëtarja dukej tejet atraktive dhe e veshur me shumë shije ndërsa linjat e saj trupore merrnin gjithë vëmendjen.

Xhensila shihet e veshur me një kostum dypjesësh ngjyrë ari të cilin e kombinoi me një bluzë të shkurtë të zezë dhe taka të larta.

Krijuesja e hitit “Çelsi i zemrës” dukej tërë shkëlqim, teksa e pranoi komente të shumta nga miqtë dhe fansat e saj.

Kujtojmë që Xhensila mbetet aktive me projekte muzikore dhe koncertet, kënga e saj e fundit është bashkëpunimi me Majk dhe Getoar Selimin “Mëkati jem”.

Ndryshe, këngëtarja prej vitesh është e martuar me aktorin, Bes Kallaku me të cilin kanë një vajzë. 

Image
Xhensila Myrtezaj
Image
Xhensila Myrtezaj

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat