Aktorja me ngjyrë në skenën e Sanremos: Vëreni të lajë pllakat…

Bota e Yjeve

Aktorja me ngjyrë në skenën e Sanremos: Vëreni të lajë pllakat…

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 14:50
Lorena Cesarini

Aktorja italiane Lorena Cesarini mbajti një monolog emocionues kundër racizmit nga skena e Festivalit Muzikor të Sanremos në Itali, të cilin ajo e drejtoi bashkë me prezantuesin televiziv Amadeus të mërkurën mbrëma.

E lindur në Dakar nga një nënë senegaleze dhe një baba italian, Cesarini u rrit në Romë dhe thotë se është “shumë krenare” që është italiane.

Megjithatë, pas lajmeve për përzgjedhjen e saj si një nga pesë bashkë-prezantueset e Sanremos, ajo ka marr shumë komente fyese dhe urrejtje raciste në rrjetet sociale, një fenomen që nuk e kishte përjetuar kurrë deri më tani.

Image
Lorena Cesarini

“Në moshën 34 vjeçare zbuloj se nuk është e vërtetë që jam një vajzë italiane si shumë të tjera, jam zezake, deri më sot askush në shkollë, në universitet, në punë, në tramvaj nuk e ka ndjerë nevojën të ma thotë, por tani me sa duket për disa njerëz ngjyra e lëkurës është një problem, deri në pikën sa ata donin t’ua bënin të ditur të gjithëve”.

Disa nga komentet që Cesarini lexoi përfshinin: “Ajo nuk e meriton, e kanë zgjedhur vetëm se është e zezë” dhe “Ka ardhur ekstrakomunitaria (jo shtetase e BE-së)” si dhe “Duhet ta kenë thirrur për të larë shkallët dhe ujitur lulet”.

Fillimisht ajo tha se “u ndje keq”, por brenda vetes më mundon një pyetje: “Pse, pse ka nga ata që inatosen me praninë time në këtë skenë, pse ka njerëz që e kanë problem ngjyrën e lëkurës sime”.

Duke i thënë audiencës së Sanremos se: “Nuk jam këtu për t’ju dhënë një mësim, as nuk do të mund ta bëja”, e emocionuar ajo tha: “Gjëja më e rëndësishme është të pyesësh pse”, për t’u larguar nga “klishetë, gjykimet e paramenduara, fyerjet, gjykime në tramvaj”.

E përlotur Cesarini e mbylli monologun e saj duke lexuar një fragment nga Racism Explained to My Daughter by Tahar Ben Jelloun, i cili shkroi se racizmi nuk ka bazë shkencore, sepse ekziston vetëm një racë njerëzore.

Image
Lorena Cesarini
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat