“A merr vesh nga futbolli apo aq sa gjyshja ime?” Beniada Nishani i përgjigjet ndjekësit

Bota e Yjeve

“A merr vesh nga futbolli apo aq sa gjyshja ime?” Beniada Nishani i përgjigjet ndjekësit

Më: 29 mars 2022 Në ora: 17:07
Beniada

Beniada Nishani pas daljes nga "Big Brother VIP", ka nisur një tjetër rrugëtim.

Modelja së fundi është bërë pjesë e një emisioni sportiv.

Kur ishte pjesë e formatit, asaj iu realizua një ëndërr që kishte të bënte me të qenit prezantuese në një emision.

Asaj iu propozua “Procesi Sportiv” dhe sigurisht që modelja pranoi.

Por përtej kësaj, modelja tha se nuk merr vesh nga futbolli por sipas saj do të mësojë rrugës.

Image
Beniada

Kështu, që fundmi në disa foto që Beniada ka publikuar në “Instagram” nga emisioni, dikush i shkruan: A merr vesh gjë nga futbolli apo di aq sa gjyshja ime.

Ky koment i ka rënë në sy edhe Beniadës e cila i është përgjigjur me një emoji duke qeshur me lot.

Si duket ish banorja i ka marrë gjërat me shumë sportivitet.

Ndërkohë, po ashtu Beniada është pjesë e “E diell” ku ka një rubrikë që e prezanton me Argjira Spancën.

Image
Foto nga Instagrami

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat