Sarah Berisha risjell momentin kur DJ PM hyri në Big Brother VIP: Ai erdhi në jetën time në ditët më të vështira brenda shtëpisë

Bota e Yjeve

Sarah Berisha risjell momentin kur DJ PM hyri në Big Brother VIP: Ai erdhi në jetën time në ditët më të vështira brenda shtëpisë

Më: 30 mars 2022 Në ora: 07:43
Sarah Berisha

Sarah Berisha po vazhdon të jetë një personazh i dashur dhe e afërt me publikun edhe pas daljes nga Big Brother VIP.

Ajo së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku ka folur sërish për eksperiencën e saj në BBV, marrëdhënien me DJ PM si dhe për projektet jashtë shtëpisë së famshme në Shqipëri.

Prezantuesja e “Kosherja Show” ka dhënë disa detaje të reja në lidhje me hyrjen e DJ Pm në BB VIP.

E njëjta tregoi se atë natë ishte shumë e mërzitur pasi ishte në nominim dhe që DJ nga Kosova me të hyrë kishte shprehur pëlqimin ndaj Sarës.

Image
Sarah Berisha

Nuk e kisha parë, me sa di siç më ka thënë edhe PM as ai nuk më njihte më ka parë në Big Brother dhe ka qenë e fortë se në ditën që ka hyrë PM unë dola më pak e preferuar nga publike apo isha në nominim, diçka e tillë dhe isha shumë e mërzitur atë natë dhe kur dola jashtë, çunat hynë si DJ dhe unë mendova se kanë ardhur për të luajtur argëtuar. Këta hynë unë nuk isha në terezi fare dhe kur u futën brenda dhomës së rrëfimit duke treguar që ishin banorë dhe kur tha PM se njëra nga vajzat që më pëlqen ishte Sara, mu rikthye buzëqeshje”, tha ajo.

Image
Sarah Berisha

Edhe Dagz edhe PM më kanë pëlqyer sa i kam parë, ata kanë sjellur një ndryshim në shtëpinë e Big Brother, ata i dhanë një super ndryshim shtëpisë, kishin shakatë e tyre, kishin shoqëri me Fifin, Granitin. Unë kam takuar mamanë e PM dhe motrën e madhe. PM babanë tim e ka takuar brenda Bigut dhe të ëmën e ka takuar vetëm një herë. Mami kishte shumë qejf ta takonte”, vazhdoi më tej Berisha.

Sarah duhet vënë në pah se javë më parë u bë pjesë e programit “Kosherja Show”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat