E lindi djalin me nënë zëvendësuese, Angela Martini zbulon një detaj që nuk e kishe thënë më parë

Bota e Yjeve

E lindi djalin me nënë zëvendësuese, Angela Martini zbulon një detaj që nuk e kishe thënë më parë

Më: 5 prill 2022 Në ora: 09:03
Angela Martini dhe Kyree

Ka disa muaj që jeta e modeles së njohur, Angela Martini ka ndyshuar. Katër muaj më parë ajo dhe bashkëshorti rumun, Dragos Savulescu, janë bërë prindër për herë të parë.

Bukuroshja shkodrane ka zbuluar më herët se djali i saj, Kyree, ka ardhur në jetë nga një nënë zëvendësuese. Por pavarësisht kësaj, Angela ka treguar se që në momentin që ka ardhur në jetë, e ka ndjerë lidhjen e fortë me të.

Së fundmi, modelja seksi ka ndarë me ndjekësit një postim në llogarinë e saj në “Instagram”, ku ka treguar edhe një fakt të cilin nuk e kishte shprehur më parë.

Image
Angela Martini dhe Kyree

Ajo shkruan se fëmija i tyre ishte ngjizur që në vitin 2018 dhe ajo dhe bashkëshorti i saj kanë pritur tre vite për të gjetur një nënë zëvendësuese.

“I dashuri im Kyree, që kur linde ti, që në momentin që u krijove, ne i thyem së bashku të gjitha rregullat. Ti je kaq avangard për kohën tënde dhe të premtoj se do të vazhdojmë kështu deri në fund të jetëve tona. Ps. Fakt për të qeshur: Kyree në fakt u krijua përpara verës së 2018. Ai priti si një embrion në ngrirje deri sa filloi udhëtimin me nënën surrogate, gati tre vjet më vonë në 2021”, ka treguar Angela Martini.

Image
Angela Martini dhe Kyree

Kujtojmë se djali i tyre, Kyree lindi në 2 dhjetor 2021 nga një nënë zëvendësuese në Dallas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Ndihem e përmbushur dhe kam nevojë të jap shumë dashuri”, tha Angela Martini për “Blick”. “Ndjeva lidhjen e fortë me djalin që në momentin kur erdhi në jetë, është e vështirë ta shpjegosh me fjalë”, tha ajo në një intervistë të dhënë më parë.

Ajo rrëfeu edhe arsyen përse zgjodhi të sjellë në jetë fëmijën me nënë zëvendësuese:

“Për shumë arsye personale, vendosëm që fëmijën ta sjellim në jetë me nënë surrogate. Unë e di se sa e pazakontë është një procedurë e tillë në Evropë për sa i përket ligjshmërisë dhe kulturës. Por në këtë mënyrë ne mund të zgjidhnim gjininë e fëmijës sonë. Ishim në gjendje të bashkonim vezët dhe spermatozoidet tona më të forta dhe më të shëndetshme, duke eliminuar alergjitë, sëmundjet autoimune, rreziqet e kancerit e kështu me radhë”.

Image
Angela Martini, Dragos dhe Kyree

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat