Beniada gjobitet 4 herë nga policia: Nuk kam garazh, makina ime nuk bezdis njeri

Bota e Yjeve

Beniada gjobitet 4 herë nga policia: Nuk kam garazh, makina ime nuk bezdis njeri

Më: 26 prill 2022 Në ora: 16:46
Beniada Nishani

Ish-banorja e ‘Big Brother VIP’, Beniada Nishani ka zbuluar se ka marrë 4 gjoba nga policia pasi e ka parkuar makinën në një vend ku nuk lejohet.

Përmes disa videove në Instastory, ajo u ka bërë thirrje efektivëve të policisë që të mos i vendosin gjoba, duke shtuar se makina e saj është e vogël dhe nuk bezdis njeri.

“Doja të jepja një mesazh për të gjithë policët e Tiranës. Do vendos foton e targës së makinës time në Instagram, ju lutem shumë mos më bëni më gjobë. Kam marrë katër gjoba dhe i kam paguar të gjitha.

Na keni vënë një tjetër gjobë, te një vend që makina e di se nuk lejohej, por nuk jepte bezdi se aty përpara kishte makina të tjera që jepnin bezdi.

E imja është e vockël dhe nuk jep bezdi dhe nuk kam vend ku ta fus këtu te shtëpia, nuk kam garazh. Ju lutem mos më vini më gjoba. Faleminderit. Ngela duke marrë gjoba”, thotë Beniada.

Image
Beniada Nishani
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat