Një romancë e re në horizont! Katie Holmes fotografohet duke u puthur me muzikantin

Bota e Yjeve

Një romancë e re në horizont! Katie Holmes fotografohet duke u puthur me muzikantin

Më: 2 maj 2022 Në ora: 06:51
Katie Holmes, Bobby Wooten III

Katie Holmes është në një lidhje të re! Aktorja u pa duke u puthur me muzikantin Bobby Wooten III teksa kishin dalë për një shëtitje romantike në qytetin e Nju-Jorkut.

Të dy u kapën duke marrë trenin për në Upper East Side për të vizituar Muzeun Solomon R. Guggenheim, ku u puthën përpara se të shkonin brenda.

Gjatë udhëtimit 1-ditor, ata gjithashtu ndaluan për të pirë kafe dhe u takuan me nënën e Katie, Kathy Holmes, të cilën Bobby e përshëndeti me një përqafim miqësor.

Muzikanti është një basist i nominuar për Grammy, i cili ka performuar në shfaqjet në Broadway, së fundmi në American Utopia.

Image
Katie Holmes, Bobby Wooten III
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat