Atifete Jahjaga realizon fotosesion te Fadil Berisha në New York

Bota e Yjeve

Atifete Jahjaga realizon fotosesion te Fadil Berisha në New York

Më: 7 maj 2022 Në ora: 22:35
Atifete Jahjaga

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, javë më parë u nis drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ajo ishte prezente në varrimin e ish-sekretares së shtetit amerikan, Madeleine Albright.

Gjatë qëndrimit në New York, Jahjaga është marrë edhe me shumë aktivitete që ndërlidhen me fondacionin e saj.

Mes të tjerash, presidentja e katër e Republikës së Kosovës gjeti kohë edhe për realizimin e një sesioni të veçantë fotografik, në studion e fotografit të njohur shqiptar, Fadil Berisha.

Image

 

Ky i fundit i ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram fotografitë që ia ka realizuar Jahjagës në studion e tij.

“Fotosesion me ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga”, shkroi ndër të tjerash fotografi shqiptar me renome ndërkombëtare në mbishkrimin e fotografisë.

Image

 

Atifete Jahjaga përndryshe ka qenë shumë e komentuar në media, për ndryshimin drastik në pamje dhe stil të jetesës pas përfundimit të mandatit të saj si presidente

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat