Dua Lipa relaksohet pranë liqenit para koncertit në Gjermani teksa thekson linjat mahnitëse në bikini

Bota e Yjeve

Dua Lipa relaksohet pranë liqenit para koncertit në Gjermani teksa thekson linjat mahnitëse në bikini

Më: 22 maj 2022 Në ora: 19:02
Dua Lipa

Dua Lipa aktualisht ndodhet në turneun e saj botëror “Future Nostalgia” me koncertet e radhës që po mbahen në Evropë.

Por, pavarësisht angazhimeve artistja shqiptare me famë ndërkombëtare po gjen kohë që të relaksohet dhe të argëtohet me miqtë e saj.

Këtë vikend, ylli u muzikës ndodhet në Gjermani, ndërsa para shfaqjes Dua ka shijuar kohën pranë një liqeni teksa shihet e veshur vetëm në bikini.

“Në thellësi të liqenit para shfaqjes”, ka shkruar Dua në mbishkrimin e postimeve.

26-vjeçarja dukej në formë të mirë në rroba banje shumëngjyrësh, ndërsa në ble mbante një zinxhirë të hollë ari dhe vathë.

Flokët e gjata dhe të zeza I mbajte të lidhura, ndërsa mahnit edhe me pamje ma grim.

Ndërkohë, të shtunën (21 maj) me të arritur në Gjeramani, Dua u fotografua në qytetin e Munihut teksa bënte blerje me miqtë e saj e veshur në një fustan me ngjyrë bruz i cili kishte edhe një print tigri sipër.

Image
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat