Kim publikon reklamën për një markë mishi, por ka diçka që s'shkon dhe njerëzit aq deshën

Bota e Yjeve

Kim publikon reklamën për një markë mishi, por ka diçka që s'shkon dhe njerëzit aq deshën

Më: 26 maj 2022 Në ora: 16:19
Kim Kardashian

Kim Kardashian është kritikuar sërish në rrjet dhe shkak kësaj radhe është bërë reklama e saj e re për Beyond Meat.

"Unë besoj aq shumë në misionin e Beyond Meat saqë kam ndërhyrë për të ndihmuar me asetin tim më të madh - shijen time," tha Kim në videon 30-sekondëshe të kompanisë vegane.

Ndërsa Kardashian fliste para kamerës teksa ishte në një kuzhinë për reklamën, një kuzhinier vendosi një shumëllojshmëri pjatash që përmbanin zëvendësuesin e mishit me bazë bimore përpara saj.

Fillimisht ishte një burger vegan i prerë në gjysmë, të cilin Kim e mbajti në fytyrë, ndërsa ajo lëvizte gojën e mbyllur në një lëvizje të ngjashme me përtypjen. Siç theksuan shumë përdorues të mediave sociale, sanduiçi mbeti i paprekur.

Kardashian më pas përdori një pirun për të marrë një qofte me bazë bimore, të cilën e mbajti në fytyrë, përpara se të shtrydhte një lime mbi një pjatë me taco.

Image
Kim Kardashian

"Ky mish me bazë bimore nuk është vetëm jashtëzakonisht i shijshëm, por është gjithashtu më i mirë për ju dhe më i mirë për planetin," tha ajo ndërsa vazhdoi të njëjtën lëvizje të ngjashme me përtypjen.

“Ajo nuk duket që po e konsumonte produktin. A e hëngri ajo në të vërtetë?” shkroi një kritik, i cili ishte në mesin e disave që argumentonin se reklama në fakt i bëri ata të mos donin të blinin produktin.

"Unë nuk po e blej, sepse ti nuk po e ha vërtet atë," shkroi dikush tjetër.

Dhe komentet e tilla ishin të pafundme. Pra, edhe një herë Kim ia doli të diskutohej. Për mirë apo për keq, ka pak rëndësi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat