Sapo ishte fejuar, vritet me thikë reperi i njohur

Bota e Yjeve

Sapo ishte fejuar, vritet me thikë reperi i njohur

Më: 3 qershor 2022 Në ora: 20:53
Hypo

Reperi londinez, Hypo ka ndërrur jetë pasi u godit me thikë pas një sherri në orët e para të mëngjesit të sotëm teksa po festonte Jubileun Platinum të Mbretëreshës. Reperi, ish i dashuri i këngëtares Emeli Sande, kishte filmuar veten kur mbërriti në festë pak para se të vdiste.

Pamjet e tmerrshme të shpërndara në rrjetet sociale tregojnë mjekët që luftojnë për të shpëtuar jetën e tij. Policia beson gjithashtu se të ftuar të tjerë e filmuan atë duke u goditur me thikë dhe disa mund ta kenë kapur padashur sulmin në celular.

Reperi ishte në një lidhje me yllin skocez Emeli për një vit para se të ndaheshin në 2017. Miqtë thanë se Hypo ishte fejuar me partneren e tij, e cila solli në jetë fëmijën e tyre një vit më parë.

Image
Hypo me të fejuarën

“Ky njeri u sulmua në një festë dhe ne e dimë se një numër i madh njerëzish ishin të pranishëm.

Unë iu bëj thirrje kujtdo që ende nuk ka folur të na njoftojë se çfarë ka parë. Është e mundur që ngjarja të jetë kapur nga telefonat e njerëzve.” tha një polic.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat