Semi hedh pas krahëve lidhjen 10-vjeçare me Bojken Lakon, këngëtarja gjen sërish dashurinë!

Bota e Yjeve

Semi hedh pas krahëve lidhjen 10-vjeçare me Bojken Lakon, këngëtarja gjen sërish dashurinë!

Më: 12 qershor 2022 Në ora: 12:53
Semi dhe Ron Zaiti

Semi lë pas njëherë e mirë historinë e gjatë me Bojken Lakos. Këngëtarja duket se ka nisur një histori dashurie, këtë herë me artistin kosovar Ron Zaiti.

Thashethemet se mes Semit dhe këngëtarit kosovar Ron Zaiti ka diçka më shumë se thjesht një bashkëpunim muzikor, nisën me publikimin e këngës së tyre “All your lovin”.

Fansat vunë re menjëherë afrimitetin që Semi dhe Roni kishin në videoklip, dhe nisëm menjëherë të komentojnë se “sa bukur duken si çifti”.

Me sa duket fansat kishin të drejtë, pasi para disa ditësh janë publikuar disa video ku Semi dhe Roni duken mjaft afër. Dyshimet sa vijnë e shtohen pas kësaj fotoje që po shpërndahet me shpejtësi në rrjet, ku Semi dhe Roni duket sikur po shkëmbejnë një puthje.

Image
Semi dhe Ron Zaiti

Dyshja nuk kanë reaguar në lidhje me aludimet, megjithatë videot dhe fotot që po qarkullojnë duken si një konfirmim se mes tyre mund të ketë një romancë. Gjatë festivalit të zhvilluar javën e shkuar në Shëngjin, dy të rinjtë janë shfaqur përgjatë gjithë kohës së bashku, teksa përqafoheshin, duke mos u fshehur nga sytë e kureshtarëve.

Burime thonë se ky raport nisi pikërisht nga realizimi i këngës së tyre. Kaq ka mjaftuar që Semi dhe Roni të nisin një histori intensive dashurie. Thuhet se ata nuk ndahen në asnjë sekondë nga njëri-tjetri dhe tashmë kanë nisur të funksionojnë edhe si një dyshe shumë e mirë edhe në karrierën e tyre muzikore.

Gjatë kohës që ishte në “Big Brother”, Semi foli edhe për ndarjen e saj me Bojken Lakon. Gjatë bisedës me Donaldin, Semi pranoi se Bojkeni ishte “dashuria e saj e parë” dhe se me të është njohur kur ka qenë vetëm 17 vjeç.

Image
Semi dhe Ron Zaiti

Artistja kishte plot 17 vite diferencë nga Lako, pasi në atë kohë, ai ishte 34 vjeç.

“Kam marrëdhënie të mirë, e pyes për çdo gjë. Para ‘Big’-ut, e pyeta nëse duhet të futesha ose jo”, tregoi ajo gjatë bisedës me Donaldin. Ndërkohë, në muajin maj, kur u pyet nëse është ende në një lidhje me Bojkenin, këngëtarja konfirmoi ndarjen dhe i habiti të gjithë me deklaratën e saj. “Bojkeni do ngelet një mik imi i zemrës. Kam shumë respekt për të dhe do të kem gjithnjë. Është një njeri i afërt imi. Një mik!”, u shpreh Jaupaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat