Rita Ora publikon foton nga vizita në Kosovë dhe bën një thirrje për kauzën e rëndësishme

Bota e Yjeve

Rita Ora publikon foton nga vizita në Kosovë dhe bën një thirrje për kauzën e rëndësishme

Më: 12 qershor 2022 Në ora: 17:33
Rita Ora

Prej 2019 Rita Ora është bërë ambasadore e organizatës së bamirëse UNICEF(Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë ). Këngëtarja me origjinë shqiptare ka vendosur të ndërmarrë disa aksione për tu dalë në ndihmë fëmijëve në vendin e saj, Kosovë, siç janë të dhunuarit gjatë luftës, viktimat e dhunës seksuale, familjet në nevojë ekonomike etj.

Soccer Aid e UNICEF, ngjarja vjetore e bamirësisë në Britani të Madhe, ​​po rikthehet për ndeshjen e tij të 11-të bamirëse të dielën më 12 qershor. Ky eveniment “do të shfrytëzojë fuqinë e futbollit për të ndihmuar që fëmijët të rriten të lumtur, të shëndetshëm dhe të aftë për të luajtur”.

Sigurisht për këtë rast nuk mund të mungonte një thirrje nga Rita. Përmes rrjeteve sociale ajo ka publikuar foto nga vizita e saj në Kosovë gjatë vitit 2019, duke shkruar:

“”Soccer Aid” është sot. Nëse mundeni, dhuroni për këtë kauzë mahnitëse me UNICEF UK. E kam parë se ku janë shpenzuar paratë, si në vizitën time në Kosovë në vitin 2019!”.

Ngjarja e bamirësisë u krijua nga Robbie Williams në vitin 2006 dhe ka bashkuar të famshëm dhe legjenda të futbollit nga e gjithë bota. Vitin e kaluar ‘Soccer Aid for UNICEF’ ​​mblodhi një rekord prej 15.2 milionë eurosh.

Këtë vit, fokusi i tij është në Ukrainë dhe 7.5 milionë fëmijë të prekur aktualisht nga pushtimi rus.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat