Rita Ora rrëmben vëmendje me dukjen elegante në fustanin e zi

Bota e Yjeve

Rita Ora rrëmben vëmendje me dukjen elegante në fustanin e zi

Më: 19 qershor 2022 Në ora: 10:30
Rita Ora

Rita Ora shfaqi figurën e saj të shkëlqyeshme me një fustan të zi teksa mori pjesë në një event ‘Cartier’ në Madrid të premten (17 qershor).

Këngëtarja, 31 vjeçe, dukej e pabesueshme me fustanin me një mëngë, në imazhet të cilat i ndau me ndjekësit e saj në Instagram.

Rita i la flokët e saj bionde në një topuz elegant, teksa mbante edhe një palë vathë diamanti, artistja vendosi edhe një byzylyk në dorë, ndërsa ajo pozoi në pamjen e saj mahnitëse përpara ngjarjes.

Image
Rita Ora

Foto të tjera panë Ritën duke ecur lart e poshtë një korridor, duke pozuar pranë një shatërvani. Ajo tregoi kënde të ndryshme për kamerën mes sfondit dhe peizazhit luksoz.

Këngëtarja përveç pjesëmarrjes, ajo gjithashtu performoi në këtë event – ndërsa dukej e mahnitshme në stilin elegant dhe plotë sharm të veshjes.

Image
Rita Ora

Ndërkohë së fundmi Rita u shfaq në mediat sociale për të ndarë një seri fotosh të zjarrta me bizhuteritë të fytyrës dhe një bluzë të shkurtër për të festuar publikimin e këngës së saj të re “Barricades”, që lansohet më 22 qershor.

Ndryshe, 31-vjeçarja kohëve të fundit është përfolur edhe për një martesë të mundshme me partnerin  e saj, Taika Waititi, por që dyshja nuk kanë konfirmuar ende një gjë të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat