“I lamë të marrin frymë”/ Fjoralba Ponari ironizon konkurrentët e ‘Portokalli’ dhe tregon nëse do jetë pjesë e ‘Big Brother VIP 2’

Bota e Yjeve

“I lamë të marrin frymë”/ Fjoralba Ponari ironizon konkurrentët e ‘Portokalli’ dhe tregon nëse do jetë pjesë e ‘Big Brother VIP 2’

Më: 20 qershor 2022 Në ora: 16:34
Fjoralba Ponari

Fjoralba Ponari nuk ka ngurruar që me humor të ironizojë konkurrentët e show-t të humorit ‘Portokalli’. Por, thuhet se shakaja është gjysma e të vërtetës dhe ndjekësit kanë gjetur nota të vërteta edhe në deklaratën e prezantueses.

Ajo ka realizuar një interviste virtuale me ndjekësit e saj në Instagram duke iu dhënë mundësinë ta pyesin rreth çështjeve të ndryshme. Mes të tjerash dikush e ka pyetur se “Pse u mbyll kaq herët Portokallia?”.  

Kësaj pyetjeje Fjoralba i është përgjigjur duke shkruar: “Që të marrë çik fryma konkurrenca. Bëj shaka, sezoni që fillon në mars gjithmonë fund maji/qershori ka mbaruar”.

Image
Fjoralba Ponari/Instastory

Në një postim tjetër, Fjoralba shkruan se e ka marrë shumë malli për spektaklin dhe energjinë që merr nga “Portokallia” e publiku. “Më ka marrë malli shumë për kastin, për energjinë e spektaklit dhe mbi të gjitha për mbi të gjitha për dashurinë e madhe që marrin nga publiku.”– shkruan ajo.

Image
Fjoralba Ponari/Instastory

Përveç ‘Portokallisë’ pyetje ka patur edhe rreth pjesëmarrjes së mundshme të saj në ‘Big Brother VIP’. Diçka që ajo e ka mohuar duke thënë se: “Jo, shumë e angazhuar dhe aktive në të përditshmen time”. Formati pritet të nisë me edicionin e dytë në muajin dhjetor e deri tani nuk dihet ende se kush do jetë pjesë e tij.

Image
Fjoralba Ponari/Instastory
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat