Këngëtarja me origjinë shqiptare shfaqet e veshur kuqezi në koncertin e komunitetit LGBTIQ+ në Londër

Bota e Yjeve

Këngëtarja me origjinë shqiptare shfaqet e veshur kuqezi në koncertin e komunitetit LGBTIQ+ në Londër

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 09:22
Ava Max

Këto ditë në Londër po mbahet një event i madh muzikor në kuadër të paradës së komunitetit LGBTIQ+.

Të shumtë kanë qenë artistët e njohur të cilët kanë performuar, mes tyre edhe Amanda Koçi, ose e njohur gjerësisht si Ava Max. Këngëtarja me origjinë shqiptare ka mahnitur me performancën e saj, duke “elektrizuar” publikun me hitet e fundit.

Mirëpo, ajo çfarë tërhoqi më shumë vëmendje ishte veshja e artistes shqiptare. Ava Max kishte zgjedhur të vishej kuqezi në kuadër të performancës së saj në “muajin e krenarisë” të komunitetit LGBTIQ+.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by AVA MAX (@avamax)

Këngëtarja me origjinë shqiptare ndau në instagramin e saj edhe disa momente duke performuar hitin e saj më të fundit “Maybe you’re the problem”.

Image
Ava Max

Ju kujtojmë që edhe Rita Ora mori pjesë në festën private të komunitetit të LGBTI+, në Londër. Ylli i popit dukej mahnitëse veshur me një fustan Fendi ngjyrë gold me disa detaje, teksa mbërriti në ‘The Twenty Two’. Ajo e kombinoi fustani më një palë sandale të zeza teksa po hynte në eventin e mbushur me yje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat