“Hakmarrja seksi” e Fjolla Morinës ndaj Fisnik Sylës/ Këngëtarja zbulon më shumë se që duhet në fotot e fundit

Bota e Yjeve

“Hakmarrja seksi” e Fjolla Morinës ndaj Fisnik Sylës/ Këngëtarja zbulon më shumë se që duhet në fotot e fundit

Më: 29 korrik 2022 Në ora: 13:59
Fjolla Morina

Veshje ekstravagante, e kuruar deri në detaj dhe poza provokuese!

Duket se kjo ka qenë “hakmarrja” e Fjolla Morinës që pas ndarjes nga biznesmeni, Fisnik Syla.

Këngëtarja nga Kosova është dalluar gjithmonë për paraqitjen e saj, mirëpo pas ndarjes nga ish-bashkëshorti, Fjolla ka ardhur më joshëse.

Image
Fjolla Morina

Së fundmi ajo ka pozuar para pasqyrës, ku duket shumë seksi. Këngëtarja mban veshur një fustan të shkurtër të zi, ku vëmendjen kryesore e merr dekoltea.

Veshjen, Morina e ka kompletuar me xhizme të gjata dhe shumë bizhuteri.

“Hey”,-ka vendosur të përshëndesë Fjolla me këtëo poza.

Image
Fjolla Morina

Fjolla i dha fund martesës së saj me biznesmenin para disa muajsh. Ishte ky i fundit ai që konfirmoi ndarjen e tyre përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Instagram’ duke e cilësuar veten si një ‘zog i lirë’. Syla ka zbuluar gjithçka në lidhje me ndarjen nga Fjolla, duke i dhënë fund njëherë e mirë kësaj historie.

Ndonëse këngëtarja nuk ka folur drejtpërdrejtë për ndarjen ajo ka lënë të kuptohet në rrjetet sociale se është tradhtuar. Lidhja e tyre u zbulua në shtator të 2020 kur këngëtarja u arrestua në pikën kufitare të Morinës, pasi u kap me dy armë me vete. Ajo u dënua me arrest shtëpie në Kukës por në dhjetor të atij viti u arratis drejt Maldives me Fisnikun ku edhe u martuan në fillim të 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat