Georgina Rodriguez i bën qejfin vetes! Partnerja Ronaldos shëtit rrugëve të Mançesterit me veshje mbi 2 milion euro

Bota e Yjeve

Georgina Rodriguez i bën qejfin vetes! Partnerja Ronaldos shëtit rrugëve të Mançesterit me veshje mbi 2 milion euro

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 10:29
Georgina Rodriguez

Georgina Rodriguez është një nga modelet dhe influencueset më të ndjekura në botë.

Stili dhe marrëdhënia e saj me Cristiano Ronaldon e mbajnë gjithmonë në qendër të vëmendjes mediatike.

Nëna e fëmijëve të yllit portugez i ka surprizuar edhe një herë të gjithë me një veshje që kap vlerën e më shumë se 2 milionë eurove.

Modelja argjentinase ka shëtitur rrugëve të Mançesterit me një fustan blu që përtej vënjes në pah të formave të saj perfekte, i la të gjithë me gojë hapur kur mësuan çmimin e gjithë veshjes.

Në foto ajo shfaqet në hyrje të vilës së saj në Mançester.

Një nga detajet më të rëndësishme të veshjes ishte se gjëja më e shtrenjtë që kishte veshur ishte në duart e saj.

Image
Detajet e veshjes

Modelja është shfaqur me një fustan blu të Stella McCartney me vlerë 1900 euro.

Georgina e kombinoi fustanin e shkurtër me taka LeSilla me vlerë 765 euro.

Vlera e veshjes nis të rritet kur flitet për çantën që mbante me vete, sigurisht një Hermes, me vlerë 94 mijë euro.

Image
Detajet e veshjes

Artikujt më të shtrenjtë janë aksesorët që ka veshur atë ditë, dy unaza dhe një orë shumë e kushtueshme.

E para është një unazë diamanti dhe safiri me vlerë 800 mijë euro. Tjetri është një Cartier me vlerë 700 mijë euro.

Image
Georgina Rodriguez

Veshjen e ka plotësuar edhe një orë Rolex me vlerë 550 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat