Aktorja s’i mban dot lotët pasi filmi ‘Blonde’ pritet me një ovacion 14-minutësh në festivalin e Venecias

Bota e Yjeve

Aktorja s’i mban dot lotët pasi filmi ‘Blonde’ pritet me një ovacion 14-minutësh në festivalin e Venecias

Më: 9 shtator 2022 Në ora: 16:46
Anna de Armas

Festivali i Filmit në Venecia 2022 përfundon sot, ndërsa dje u shfaq premiera botërore e filmit të shumëpritur për jetën e Marilyn Monroe, Blonde. Pasi filmi mbaroi, pati një ovacion të gjatë 14-minutësh.

Sipas Variety, aktorja kubano-spanjolle, Anna de Armas shkëlqente ndërsa lotët i rridhnin në fytyrë. Kolegu i saj Adrien Brody derdhi gjithashtu disa lot, ndërsa Brad Pitt, i cili është një nga producentët e filmit ishte "dukshëm i kënaqur", ndërsa mundi po ashtu të bënte selfie me fansat dhe firmosi autografe.

Blonde ka bërë shumë bujë që kur u njoftua se de Armas do të luante Monroe. Aktorja u përball me kritika kur u publikua traileri, për shkak të theksit të saj kuban.

De Armas filloi të mësonte anglisht në vitin 2014 dhe punoi me një trajner dialektesh për nëntë muaj për filmin. Pas kritikave, Marc Rosen, pronari i Marilyn Monroe Estate, doli në mbrojtje të saj.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat