Kim Kardashian thekson fizikun tërheqës në një fustan të tejdukshëm gjatë Javës së Modës në New York

Bota e Yjeve

Kim Kardashian thekson fizikun tërheqës në një fustan të tejdukshëm gjatë Javës së Modës në New York

Më: 10 shtator 2022 Në ora: 12:56
Kim Kardashian

Ajo ndryshoi ngjyrën e flokëve nga kafe e errët në bionde platin në maj të këtij viti për Met Gala e mbajtur në Muzeun Metropolitan në New York.

Dhe të premten mbrëma (9 shtator), Kim Kardashian shfaqi fizikun e saj mahnitës me një fustan të tejdukshëm për shfaqjen e “Fendi”-t në për Javën e Modës në New York.

Biznesmenja 41-vjeçare shkëlqeu me dekoltenë dhe të pasmet joshëse ndërsa po shkonte brenda vendit të shfaqjes.

Shfaqja festoi 25-vjetorin e çantës ‘Baguette’ të markës, me të ftuar specialë që u ngjitën në pistë, duke përfshirë modelen Linda Evangelista.

Kim vuri në pah formën e saj të pabesueshme në veshjen e ngushtë, i cili ishte bërë me rrjetë dhe ngjyra të ndryshme.

Fustana kishte një stil lara-lara dhe me mëngë të gjata që i mbulonin plotësisht duart për një efekt më dramatik.

Fustani me rrjetë krem, i bardhë dhe kaltër i tregonte të pasmet e saj, belin e hollë dhe dekoltenë.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat