Rihanna jo vetëm që do të rikthehet në muzikë, por do të sjellë një bashkëpunim me A$AP Rocky? Fotot e fundit të çiftit po “çmendin” fansat

Bota e Yjeve

Rihanna jo vetëm që do të rikthehet në muzikë, por do të sjellë një bashkëpunim me A$AP Rocky? Fotot e fundit të çiftit po “çmendin” fansat

Më: 16 shtator 2022 Në ora: 12:22
Rihanna

Rihanna dhe A$AP Rocky janë parë duke shkuar së bashku në një studio në Los Angeles, dhe menjëherë kanë nisur thashethemet për një projekt muzikor.

Këngëtarja 34-vjeçare e “Diamonds” partneri i saj 33-vjeçar ishin veshur casual, ndërsa Rihanna mbante një çantë të zbukuruar me një zemër dhe A$AP kishte një dosje në dorë. Ata ecnin krah për krah dhe dukeshin se ishin në humor të mirë.

Është e paqartë se për çfarë mund të punojnë në studio, por fansat po shpresojnë për një bashkëpunim ose një rikthim të Rihanna-s. Megjithatë, kanë kaluar gjashtë vjet që kur Rihanna publikoi albumin e saj të fundit ANTI . Fansat kanë pritur një vazhdim prej vitesh dhe Rihanna ka ndarë disa ngacmime herë pas here.

Image
Rihanna dhe A$AP Rocky

Vitin e kaluar, ajo u tha fansave se ata “nuk do të prisnin atë që [ata] dëgjonin”.

Image
Rihanna dhe A$AP Rocky

Edhe pse Rihanna ka kohë që nuk ka publikuar muzikë të re, ajo ka qenë e zënë me projekte të tjera. Së fundmi ajo njoftoi planet një artikull mjaft të kushtueshëm nga linja e saj e bukurisë Fenty Beauty.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat