Njeriu që ‘vuan’ për hir të modës! Kim Kardashian është e aftë të rrezikojë çdo gjë kur bëhet fjalë për veshjen e duhur…

Bota e Yjeve

Njeriu që ‘vuan’ për hir të modës! Kim Kardashian është e aftë të rrezikojë çdo gjë kur bëhet fjalë për veshjen e duhur…

Më: 21 shtator 2022 Në ora: 11:40
Kim Kardashian

Me kalimin e viteve, Kim Kardashian është bërë fytyra e njeriut që ‘vuan’ për hir të modës. Ajo mund të kalojë orë të tëra pa përdorur tualetin sepse është veshur me shirita “Balenciaga” ose mund të humbasë 7 kilogramë për 3 javë për të veshur një fustan historikisht domethënës që nuk mund të ndryshohet, atë të Marilyn Monroe. Në thelb, ajo do të rrezikojë çdo gjë kur bëhet fjalë për veshjen e duhur. Për shkak të kësaj, të mos jetë në gjendje të ecë me një veshje, është pothuajse diçka normale për yllin 42-vjeçar; është si një lojë fëmijësh. Kështu, kur Kim iu desh të lëvizte nëpër rrugët e qytetit të New Yorku-t të martën, ajo dukej e pashqetësuar, pasi gjithçka ishte në emër të një “veshjeje të mirë”.

Ajo është aktualisht në qytet për të promovuar sezonin e dytë të ‘The Kardashians’ në ‘Hulu’. Mes daljeve televizive, Kim u pa në Midtown Manhattan, duke ngrënë drekë me mikun e familjes Fai Khadra. Për këtë dalje, Kim veshi si zakonisht ‘Balenciaga’, duke kombinuar golfin e zi me një fund të ngushtë me bel të lartë maxi të zi nga Rick Owens, duke u mbuluar nga qafa deri te gishtat e këmbëve. Fundi ishte aq i ngushtë, me vetëm një të çarë të vogël në shpinë, sa Kim iu desh të bënte hapa shumë të vegjël në mënyrë që të mos rrëzohej, duke e detyruar Khadra-n të ngadalësonte ritmin ndërsa ecnin së bashku.

Image
Kim Kardashian

Kardashian e kombinoi veshjen e ngushtë me syze të zeza ‘Balenciaga’, vathë argjendi dhe një çantë të çuditshme ‘Balenciaga’. Është e vështirë të përcaktosh qëllimin e kësaj çante, por duket si një çantë për helmetë motoçiklete ose një nga ato transportuesit ku njerëzit vendosin macen e tyre kur lëvizin. Megjithatë, Kim nuk kishte ndonjë mik a mikeshë me katër putra aty.

Pamja tërësisht e zezë erdhi pasi ajo u shfaq me një veshje në dukje më komode më herët gjatë ditës për një paraqitje në ‘Good Morning America’. Ajo kombinoi të njëjtin golf me pantallonat e saj të preferuara, këtë herë me një print leopardi. Për aksesorët, Kardashian zgjodhi të gjithë artikujt e ‘Balenciaga-s’ edhe një herë: syze dielli të zeza, një version me gëzof të çantës Hourglass dhe vathë që ngjajnë me kartat e kreditit, aksesori më i cool që mund të imagjinonim ndonjëherë.

Image
Kim Kardashian

Gjatë vizitës në ‘Good Morning America’, Kim foli për sezonin e ardhshëm të reality-show të familjes së saj. Ajo u shpreh e emocionuar për episodin e parë, i cili transmetohet më 22 shtator. Nuk ka pasur asnjë promo për të ende dhe Kim zbuloi se nuk do të ketë asnjë. “Është, si një episod vërtet, seriozisht i thellë, prekës për të cilin ne me të vërtetë nuk kemi folur,” tha ajo. “Unë mendoj se njerëzit do të befasohen vërtet.” Për sa i përket asaj që pritet të shohim në tërësi këtë sezon, Kim nuk zbuloi shumë, por kushdo që i ka kushtuar vëmendje familjes së famshme gjatë muajve të fundit, ka një ide se çfarë të presë. Me shumë mundësi, djali i Khloé-s me Tristanin, si dhe ndarja e Kim-it nga Pete Davidson…

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat