Këngëtari shqiptar tregon se ka qenë përdorues i steroideve: Kur i merrja, bëja seks dy-tri herë në ditë

Bota e Yjeve

Këngëtari shqiptar tregon se ka qenë përdorues i steroideve: Kur i merrja, bëja seks dy-tri herë në ditë

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 00:42
Valon Shehu

Këngëtarja i njohur shqiptar, Valon Shehu, është një nga pjesëmarrësit sivjet në spektaklin “Dance”.

Në javën e dytë të spektaklit të vallëzimit, këngëtari me origjinë nga Gjakova ka treguar haptazi para publikut se kohë më parë ka qenë përdorues i substancave steroide.

Ai e pranoi se e ka bërë këtë gjë në sajë të tentativës për të fitur muskulaturë artificiale në formësimin e trupit të tij.

Mes të tjerash, Shehu ka bërë të ditur se në kohën kur i përdorte ato, flinte shumë pak dhe kryente marrëdhënie seksuale dy deri tri herë në ditë.

“Shumë, tri orë flija në ditë gjumë dhe dy tri herë duhet të bëja seks në ditë”, tha ndër të tjerash Valon Shehu.

Image
Valon Shehu dhe Alketa

Gjatë gjithë kohës ai është ngacmuar nga anëtari i jurisë së spektaklit “Dance”, Ermal Mamaqi, i cili e pyeste se ku mund t’i gjente ato pilulat pasi “i kishte për një shok”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat