Kim dukej një yll me këtë fustan, por prisni të shihni ‘vuajtjet’ e saj

Bota e Yjeve

Kim dukej një yll me këtë fustan, por prisni të shihni ‘vuajtjet’ e saj

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 14:13
Kim Kardashian

Pasi debutoi bashkëpunimin e saj me Dolce & Gabbana gjatë Javës së Modës në Milano të shtunën, Kim Kardashian festoi me një fustan të dytë nga shtëpia e modës. Veshja gjithë shkëlqim ishte perfekte, vetëm se kishte një problem të vogël – nuk e lejonte Kim-in të ecte!

Në një TikTok gazmor të ndarë nga shoqja e saj, Stephanie Shepherd, Kim detyrohet të ngjitet duke u hedhur në një shkallë, si dhe shtrihet në makinën e saj në vend që të ulet, të gjitha këto vuajtje falë fustanit të saj të ngushtë me korse.

"A ka ndonjë ashensor?" dëgjohet ajo duke pyetur në klip ndërsa përpiqet të hedhë hapat.

Sigurisht që komentet ishin të pafundme nga ata që e kritikonin e deri tek ata që bënin humor.

Kjo nuk është hera e parë që Kim vesh një fustan kaq të ngushtë që nuk e lejon të ngjisë shkallët. E njëjta gjë ndodhi edhe në Met Gala këtë vit, kur ajo s’mund të ecte lirshëm me fustanin e Marilyn Monroe.

Po ashtu, motra e saj, Kendall Jenner pati vështirësi në ngjitjen e disa shkallëve me një dizajn të Dolce & Gabbana-s, gjatë dasmës së Kourtney Kardashian dhe Travis Barker në Itali.

Image
Kim Kardashian
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat